Shqipëria

Ç'dihet deri më tani për vrasjen e 25-vjeçarit të qëlluar nga polici

Shkruar nga Anabel

9 Dhjetor 2020

Ç'dihet deri më tani për vrasjen e 25-vjeçarit
Foto ilustruese

Mesnatën e 8 dhjetorit, 25-vjeçari Klodjan Rasha ndërroi jetë, pasi u qëllua me armë zjarri nga policia, me pretendimin se nuk iu bind urdhrit të efektivit për të ndaluar, ndërsa kishte shkelur orën policore. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën "Dritan Hoxha", ku i riu u godit me dy plumba, ndërkohë që autoritetet fillimisht pretendonin se 25-vjeçari ishte i pajisur me armë me vete, pretendim i cili hidhet poshtë nga familja dhe miqtë e viktimës. 

Ç'dihet deri më tani për vrasjen e 25-vjeçarit
Klodjan Rasha

Teksa familjarët e përcjellin të riun për në banesën e fundit, një pjesë e madhe e të qytetarëve kanë shprehur revoltën në rrjete sociale ndaj aktit të pajustifikueshëm nga ana e policisë.

Çfarë thonë autoritetet?

Burimet zyrtare thonë se efektivi i policisë është ndjerë i rrezikuar pasi ka konstatuar se i riu mbante një send të dyshimtë të ngjashëm me pistoletë, dhe ka qëlluar në kushtet e errësirës, por ndryshe thonë banorët e zonës të cilët shprehen se rruga është e ndriçuar çdo natë.

Në një njoftim të dytë policia shprehet se ka gjetur pranë vendit të ngjarjes një pistoletë e cila sipas bluve i përkiste viktimës, por për xhaxhain e Klodianit, kjo është e pavërtetë pasi ai nuk mbante asnjëherë armë.

Dëshmia e policit

Efektivi 31-vjeçar që qëlloi të riun, i arrestuar menjëherë nga kolegët nën akuzën e “vrasjes në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme”, në deklaratën e tij është shprehur se nuk ka patur qëllim të vrasë 25-vjeçarin, por  është përpjekur thjesht ta ndalojë duke qenë se kishte shkelur orën policore.

Ai është shprehur se Rasha e ka kërcënuar dhe është larguar me vrap, ndaj ka nisur ta qëllojë në pjesën e poshtme të trupit, por plumbat e kanë kapur në organet jetësore. Gjatë dëshmisë, efektivi nuk pohon të ketë patur shkëmbim zjarri me viktimën.

Punonjësi i “Shqiponjave” kishte vetëm pak ditë që ishte transferuar nga komisariati nr.5 ne Kamez, ndërsa mësohet se nuk kishte as kamera trupi që mund të kishin dokumentuar ngjarjen.

Policia dhe prokuroria kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë, por vetëm njëra prej tyre mësohet se ka kapur disa sekuenca të ndjekjes së të riut Rasha.

Ndërkohë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat deri më tani ka konstatuar se efektivi i policisë ka thyer ligjin për përdorimin e armëve. Veprimi i tij duke qëlluar me pistolete në kokë dhe shpatull 25- vjeçarin nuk ka qenë në proporcion me rrezikun që ka pasur.

Deklaratat e familjarëve/miqve

“ Klodianin, e kemi pasur 20 vjet shok. Ka qenë njeri që ka gëzuar respektin  çdo njeriu që e ka takuar të paktën një herë në jetë dhe natën që ka ndodhur ngjarja Klodiani ka qenë me ne deri në orën 11:00 të natës. Aq sa jam unë tani i armatosur ka qenë edhe Klodiani. Nuk ka pasur kurrë armë në jetën e tij. Familja e di më mirë që ai as në shtëpi, as në lagje kurrë në jetën e tij nuk ka pasur armë. Nuk ka qenë njeri që mund të cilësohej me rrezikshmëri. Ai ka dalë jashtë orës për të blerë cigare në një kioskë që rri 24 orë hapur, tek ‘Don Bosko’. Ka qenë natyrë shumë e qetë, i respektonte njerëzit."- shprehet një prej shokëve të viktimës.

Protesta

Ç'dihet deri më tani për vrasjen e 25-vjeçarit

Pas ngjarjes së rëndë, në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e djeshme një grup të rinjsh kanë protestuar në nder të 25-vjeçarit dhe për të dënuar veprimin e efektivit të policisë. 

Protesta nisi në qendër të qytetit, ndërsa protestuesit ndezën qirinj dhe marshuan në këmbë, pas orës 22:00, si shenjë revolte revolte kundër rregullave të autoriteteve.

Ndërkohë, sot në kryeqytet pritet të mbahet një tjetër protestë në nder të Klodjan Rashës para Ministrisë së Brendshme në orën 16:00.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Guxo (@guxo_albania)

Burimi: Balkan Web & Ora News