Kulinaria është art, imagjinatë dhe dashuri, por ndonjëherë rrethanat na detyrojnë të bëhemi paksa praktikë me pjatat tona. Kur mëson se krejt papritur ke miq për darkë, ose kur asnjë s'ka gatuar për ty dhe darka të gjen të rraskapitur nga puna, por sërish do të konsumosh diçka që t'ja vlejë si vepron?!
Sipas shefave më të mirë të kuzhinës, ka disa pjata të cilat janë të shijshme, gatuhen shpejt dhe nuk kërkojnë kohë të gjatë për t'u përgatitur! Mbani shënime dhe shtroni darkën e radhës: Çfarë aprovojnë shefat?
1. Supë e thjeshtë
Do t'ju ngrohë, ju bën mirë për shëndetin dhe nuk kërkon shumë nga ju. Mjafton të shihni ç'përbërës ka në frigoriferin tuaj dhe ta sajoni.
2. Biftek
Bifteku është shpëtim kur keni miq për darkë. Mjafton vaji, kripa, piperi dhe erëza të tjera që ju ndodhen, pak limon dhe gati! Sigurohuni vetëm të zgjidhni biftekun e duhur.
3. Salmon!
Sa herë t'ju duhet një recetë e shpejtë, konsideroni salmonin! Eshtë i thjeshtë në përgatitje dhe kombinohet mrekullisht me çdo perim që ju ndodhet. Kujdesuni ta piqni në temperaturë të ulët ose mesatare.
4. Pasta!
S'ju duhet as kohë dhe as shumë përbërës për të përgatitur makarona që duken dhe shijojnë për mrekulli.
5. Sallatë!
Çfarëdo lloj sallate që ju ndodhet në shtëpi. Bëni një miks të lezetshëm dhe flini të qetë!
Burimi: Business Insider