Këngëtarja dhe aktorja, fituese e Oscar, e cila konsiderohet si një ikonë për shumë njerëz të komunitetin LGBTQ, përshkroi rrugëtimin e saj si nënë, kur mësoi se Bono, i njohur atëherë me emrin Chastity, vendosi të ndërronte gjini.
“Pasi pranoi se ishte homoseksual, ne biseduam për tranzicionin që do pësonte si transgjinor. Ai në fillim tha se nuk e donte diçka të tillë, por më pas më tha se kishte marrë vendimin ta bënte.”
Bono, në fillim pranoi se ishte "lesbike", por pak kohë më vonë kuptoi se nuk ndihej si grua.
Cher shton:
“Nuk ka qenë e lehtë. Mbaj mend që e telefenoja ose lexoja mesazhet e vjetra zanore dhe ishte shumë e vështirë edhe për mua. Sidoqoftë, ju nuk i humbni fëmijët tuaj. Ata janë të njëjtët, por në një formë tjetër. Nuk e kuptoj përse njerëzit shqetësohen kaq shumë për këtë.”
Bono është aktor dhe njihet si personi i parë transgjinor që u bë pjesë e “Dancing with the Stars”.
Sipas Cher, ai tani “është shumë i lumtur” dhe i kënaqur me zgjedhjen që bëri.
Këngëtarja 74 vjeçare e ka mbështetur prej kohësh komunitetin LGBTQ dhe thotë se i ka kuptuar ata që në moshën 9-vjeçare.
“Një ditë erdha në shtëpi dhe pashë dy burra që përkëdhelnin flokët e njëri-tjetrit në dhomë, teksa bisedonin me nënë dhe tezen time. Mendova, pse nuk i kemi pasur ndonjëherë këta njerëz përreth, ata duken shumë të mirë. Kjo ishte futja ime në botën homoseksuale.”
Burimi: CNN