Celebrity

Cardi B, tani ka një ‘reality show’ dhe ju mund ta ndiqni fare lehtë

Shkruar nga Anabel

20 Dhjetor 2020

Cardi B, tani ka një ‘reality show’ dhe ju mund ta ndiqni fare

Cardi B ka vendosur të vijë me një reality show. Ku? Në Instagram.

Ajo ka publikuar serinë e parë, të titulluar “Cardi Tries”, ku reperja provon aktivitete që s’i ka bërë kurrë më parë.

Njerëzit do të shohin Cardi-n teksa praktikon baletin, mëson si të gatuajë sushi dhe si ta shërbejë atë në restorant, apo provon të luajë basketboll.

Dikush e pyet nëse “ka bërë balet më parë” dhe reperja i përgjigjet:

“Dikur isha striptiste.”

Seriali i ri me tetë episode është krijuar nga Facebook Messenger dhe Jesse Collins Entertainment dhe është pjesë e platformës Watch Together, ku njerëzit mund të shohin pjesë nga Facebook dhe Instagram në kohë reale.

“Cardi Tries” do të publikojë një episode të ri çdo të enjte, deri më 4 shkurt.

Burimi: Bustle