Fundi i vitit me siguri shumicën do ta gjejë në shtëpi, rreth e rrotull frigoriferit ose pranë lap top-it. Janë shumë netë të gjata përpara, prandaj s'mund t'i çoni dëm, aq më tepër kur keni gati një listë me filma që duhet të shihni. Mund ta frenoni veten nga ushqimet e dëmshme këto ditë, por jo imagjinatën.
Netflix-i ka menduar që janarin e 2021-it ta nisë shumë nxehtë! Nga filmat erotikë deri tek dramat e thriller-at drithërues, lista më poshtë do t'ju bëjë të arratiseni shumë larg!
1.Stripetease
Demi Moore në rolin e Erin, një ish-agjente e FBI-së e shndërruar në striptiste pasi humbi gjyqin e të bijës. Ç'ndodh më vonë është e gjitha surprizë!
2. Spring Breakers
Nëse s'e keni parë më herët, bëjeni tani! Më 10 janar është në Netflix.
3. Basic Instinct
Filmi me skënën më sensuale, të luajtur nga Sharon Stone që e shihni shpesh nëpër Instagram.
4. Lust, Caution
Një agjenteje sekrete i kërkohet të joshë një oficer që punon për qeverinë japoneze në Shanghai, China. Misioni i saj nderlikohet kur ajo përfshihet seriozisht në një marrëdhënie me të.
5. Rebecca
Bazuar në novelën me të njëjtin emër të 1938 nga Daphne du Maurier, ky thriller erotik tregon historinë e gruas së dytë të një pasaniku të ve. Gjithçka fillon kur ajo shkon në shtëpinë e tij dhe ndjen prezencën e gruas së vdekur.
Çfarë fshihet pas?
6. Fatal Affair
Një mik i vjetër shkolle rikthet dhe çfarë ndodh më vonë?!
7.Desire
Dy motra që nisin rivalitetin me njëra tjetrën kur njëra prej tyre martohet...dhe tjetra përfshihet në një marrëdhënie fizike me dhëndrin e ardhshëm.
8. Indiscretion
Mira Sorvino dhe Cary Elëes janë çift i lumtur, por martesa e tyre merr rrjedhë komplet tjetër kur në jetë hyn një bukurosh i panjohur!
Burimi: Pop Sugar