Duke iu referuar investimit të Pfizer në Selanik, Albert Bourla, kreu i Pfizer, tha se është një hap shumë i rëndësishëm për vendin dhe për kompaninë.
“Mund të duhet pak kohë, por aktualisht zgjidhjet që kemi në duar janë aq efektive, sa që është vetëm çështje kohe për të arritur në fund të pandemisë”, deklaroi CEO i Pfizer.
Duke folur nga selia e kompanisë në Connecticut, Bourla shprehu shpresën se normaliteti do të rikthehet së shpejti dhe u bëri thirrje njerëzve të vazhdojnë të përdorin maskat dhe të ndjekin udhëzimet e shkencëtarëve, derisa të rikthehemi në normalitet.
Në Greqi do jenë rreth 2 milionë doza të disponueshme nga 200 milionë që do të shpërndahen në Bashkimin Europian.
Në lidhje me mutacionin e virusit, Bourla tha se do të duhet pak kohë për të kuptuar se sa i rrezikshëm është dhe deklaroi me optimizëm se “vaksina do jetë efektive, edhe ndaj mutacionit specifik”.
“Ne do të kemi më shumë informacion afërsisht dy javë pas përfundimit të eksperimenteve që po kryejmë aktualisht, për të parë nëse vaksina ka të njëjtin efekt, më pak apo më shumë efekt kundër virusit të ri”.
Artikuj të rekomanduar:
- Varianti i ri i koronavirusit: Raportohen raste në Japoni dhe Francë
- Vaksina e Moderna-s mund të shkaktojë efekte anësore për njerëzit me mbushës (filler) në fytyrë
- TikTok (ndoshta) sapo zbuloi se si rikthehet nuhatja/shija, pas Covid-19
- Vaksina për variantin e ri të Covid mund të jetë gati për 6 javë
- Europa miraton vaksinën e Pfizer/BioNTech
- Tipi i ri i koronavirusit: Gjithçka që dihet deri tani!
- Kur do të nisë vaksinimi kundër Covid-19 dhe cilët do të vaksinohen të parët
Burimi: Neos Kosmos