Celebrity

Filantropisti dhe ‘spikeri motivues’, Tony Robbins, paditet nga punonjësja e tij!

Shkruar nga Anabel

26 Dhjetor 2020

Filantropisti dhe ‘spikeri motivues’, Tony Robbins, paditet nga

Një nga “life coaches” (trajner/strategjist jete) më të famshëm të momentit, është paditur në gjykatën federale të New York-ut, nga një punonjëse, e cila pretendon se kompania e Robbins nuk i lejoi akomodim të arsyeshëm, teksa ajo po kalonte Covid-in dhe se “Robbins përfitoi nga situata e saj, për të promovuar veten”.

Despina Kosta, e cila punoi për Robbins Research International (RRI) për 18 vjet, së fundmi si “specialiste e rezultateve personale”, paditi Robbins, gruan e tij dhe korporatën që ai ka.

Ajo tha se kompania u përpoq të shkurtonte kohën e saj të rikuperimit dhe se Robbins i shkaktoi “shqetësim emocional”, duke pyetur për gjendjen e saj në mënyrë që ta bënte publike e ta reklamonte për përfitimet e veta.

“Duke pretenduar në mënyrë të padrejtë se ai i shpëtoi jetën një punonjësi gjatë një pandemie ndërkombëtare, Robbins u përpoq të bindte ndjekësit e tij se ai ka njohuri dhe fuqi jashtë kësaj bote, që ai dinte ta trajtonte punonjësen më mirë se mjekët”, shkruhet në ankesën e paraqitur në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së për “Southern District” të New York-ut.

Jennifer Connelly, një zëdhënëse e Robbins dhe kompanisë së tij, tha në një deklaratë se Kosta mbetet një punonjëse dhe se ajo "ka zgjedhur të përdorë median si një mjet në përpjekjen e saj për t’i përparuar pretendimet e pabaza dhe qesharake”.

“Ndërsa ne i urojmë zonjës Kosta vetëm më të mirën në shëndetin dhe suksesin e saj, pretendimet që ajo ka në lidhje me RRI, me z. Robbins dhe me gruan e tij, janë të rrene”, shkroi Connelly në një email dërguar Bloomberg Law. “RRI do të mbrohet fuqishëm përmes kanaleve të përshtatshme ligjore kundër çdo pretendimi të sajuar ose të ekzagjeruar, që bëhet me shpresën se këta njerëz do pasurohen.”

RRI akuzohet se ka refuzuar kërkesën e Kostës për të marrë pushime në disa raste dhe se ka refuzuar kërkesën e saj për të punuar me kohë të pjesshme, ndërsa ajo luftonte me problemet mjekësore (Covid-19).

Në gjykatë, akuza kryesore mbetet: Diskriminimi dhe shqetësimi emocional i qëllimshëm.

Për të mësuar më shumë rreth Tony Robbins, lexoni këtu.

Burimi: Bloomberg