Celebrity

Sa keq i bën impulsiviteti lidhjes tuaj?

Shkruar nga Anabel

30 Dhjetor 2020

Sa keq i bën impulsiviteti lidhjes tuaj?

Njerëzit kanë tendendencën të mendojnë se impulsiviteti gjithmonë e shkatërron një marrëdhënie, por nuk është tamam kështu. Studimet kanë treguar se impulsiviteti nuk i bën keq gjithmonë një marrëdhënieje, madje disa herë mund t'ju bëjë më të lumtur, por vetëm nëse partnerët janë të dy impulsivë.

Kur bie fjala për të zgjedhur një restorant ose vendin ku shkoni në pushime, disa njerëz tendencën të shtyhen nga një vendim i momentit. Për atë ndodhta kjo është shumë mirë, por për partnerin e tij jo gjithmonë.

Partneri  ndoshta dëshiron të ketë kohën e nevojshme për të parë të gjitha mundësitë përpara se të bëjë zgjedhjen. Kjo mund të shkaktonte debate mes çiftit dhe është rasti kur impulsiviteti nuk e ndihmon një çift.

Studimi i publikuar në “Journal of Research in Personality”, spontaniteti dhe se sa ju dhe partneri juaj e përballoni atë, kanë rëndësi në një marrëdhënie. Në fakt është e vërtetë se sa më të ndryshëm të jeni ju dhe partneri juaj në termat e impulsivitetit, aq më e ulët do të jetë kënaqësia në një marrëdhënie. Mirëpo nëse ju bashkoheni kur bie fjala tek të jetuarit të momentit, me shumë mundësi do të jeni shumë të lumtur në këtë marrëdhënie.

Në këtë studim, kërkuesit morën në konsideratë një seri sjelljesh të vetëraportuara të impulsivitetit nga çifte të ndryshëm. Më pas ata i vunë këto të dhëna kundër tre hipotezave: Së pari, nëse vetëm njëri prej partnerëve ishte impulsiv, cilësia e marrëdhënies nuk do të ishte e mirë; Së dyti, nëse të dy partnerët do të ishin impulsivë, cilësia e marrëdhënies së tyre do të prekej pozitivisht; dhe së treti sa më të ndryshëm të ishin partnerët në aspektin e impulsivitetit, aq më e keqe do të jetë cilësia e marrëdhënies.

Nëse marrim rastin kur një çift ku të dy partnerët ishin impulsive, kur kishte probleme, gjatë debateve të ashpëra, ata do të reagonin njësoj. Shpërthenin aty për aty pa i menduar pasojat afatgjata. Ky studim tregoi se partnerët që kanë të njëjtin stil (vepro tani, mendo më vonë) janë më të pajtueshëm dhe ndoshta edhe më të lumtur se çiftet e tjera ku një person vepron me ngut ndërsa tjetri jo.

Burimi: Women's Health