Celebrity

Dua Lipa siç nuk e njohim: Krejt ndryshe në kopertinën e Vogue

Shkruar nga Anabel

4 Janar 2021

Dua Lipa siç nuk e njohim: Krejt ndryshe në kopertinën e Vogue

Dua Lipa e nisi 2021-in në kopertinën e British Vogue me një look komplet ndryshe nga ç'jemi mësuar ta shohim. 

Revista prestigjioze e përshkruan këngëtaren si një 25-vjeçare e cila që tani i ka jetuar 10 vite, duke marrë parasysh eksperiencat e saj. Nga një fëmijë me prindër që emigruan drejt një vendi të huaj, tek një adoleshente e vendosur për tu bërë me plot gojën një yll! Një yll suksesi i të cilës iu konvertua në 6 çmime Grammy dhe hite muzikore brenda një kohë të shkurtër.

Dua Lipa siç nuk e njohim: Krejt ndryshe në kopertinën e Vogue

Mund të flasim pafund për punën dhe talentin e Dua-s, por le të ndalemi pak tek modeli i ri i flokëve. Prerja pixie dhe flokët bjond duket se janë bërë për të. Tiparet e errëta dhe të plota kombinohen mrekullisht mirë, pavarësisht se duhet të tregohesh i vëmendshëm për të kuptuar që bëhet fjalë për Dua Lipën në këtë kopertinë.

Si ja del Dua të kapë gjithnjë momentin?

"Sapo mbaroj një punë, e kam zakon të them. Ok, çfarë vjen pas kësaj? Po tani çfarë do bëjmë?"

Pavarësisht se shumë shpejt u shndërrua në një yll botëror, Dua tregon se shumë gjëra kanë mbetur të pandryshuara nga jeta e mëparshme.

"Shtëpia ime është shumë normale. Njerëzit me të cilët rrethoj veten i njoh prej një jete. Puna ime nuk ndikon në rrethin time dhe kjo ka bën shumë ndryshime." 

Si në çdo intervistë të sajën personale, Dua nuk harron të flasë për Kosovën, marrëdhënien me të dhe krenarinë për prejardhjen.

"Njerëzit nuk e lënë vendlindjen e tyre po të mos ishte për të shpëtuar familjen dhe për të bërë një jetë më të mirë. Njerëzit duan të jenë aty ku është familja, shtëpia e tyre, ku flitet gjuha dhe ku kanë kulturën dhe zakonet e tyre."- vazhdon Dua, e cila shton se ka dashur pavarësinë që herët dhe është përpjekur disa herë t'jua provojë prindërve sa e zonja është për t'ja dalë mbanë. Për ta vërtetuar këtë, do të ishte thjesht çështje kohe.

Burimi: Vogue