Celebrity

Një kishë, fe apo çfarë [?] Ç’është 'Shërbimi i së Dielës', krijuar nga Kanye West

Shkruar nga Anabel

7 Janar 2021

Një kishë, fe apo çfarë [?] Ç’është

“Sunday Service” është një kor fetar, nën kujdesin e Kanye West dhe ka performuar në gjithë Shtetet e Bashkuara.

Një kishë, fe apo çfarë [?] Ç’është

A është një kishë?

Jo. Të paktën, jo akoma.

Në thelb, ata janë një grup njerëzish që mblidhen për këngë e lutje, pra shenjat dalluese të një kishe, por nuk ka një regjistrim sipas Kodit të Shteteve të Bashkuara, për ta bërë atë “një kishë zyrtare”.

Një kishë, fe apo çfarë [?] Ç’është

(Ish)gruaja e West, Kim Kardashian, e përshkroi atë si “shërbim muzikor dhe shërbim të krishterë, që flet për Jezusin dhe Zotin”.

Për momentin, West nuk do t’i japë asnjë emër tjetër veç “Shërbimi i së Dieleës”, për të ciliën ai ka aplikuar për ta patur si markë tregtare.

Ky aplikim iu refuzua, pasi ishte i padisponueshëm.

Kanye ka aplikuar gjithashtu për të ndërtuar një "strukturë meditimi" në fermën e tij në Wyoming.

Aplikimi u refuzua pas një ndryshimi në minutën e fundit në planet e ndërtimit, që përfshinte një hapësirë banimi.

Kur filloi “Shërbimi i së Dielës”?

Në fillim të janarit, në 2019-ën.

West filloi të mbante seanca një-orëshe çdo të dielë në vende të ndryshme, në shtëpinë e tij ose në një studio provash. Më pas vazhdoi me fusha, amfiteatre, stadiume dhe njëherë, edhe në një burg.

Një kishë, fe apo çfarë [?] Ç’është

"Ishte ideja që duhej të hapnim zemrat tona dhe të bënim muzikë që mendonim se ishte sa më e pastër dhe sa më pozitive dhe e bëjmë këtë për një orë, çdo të dielë. Është një vend ku njerëzit mund të bashkohen dhe të ndihen mirë me familjet e tyre."

Justin Bieber ka performuar në një nga të dielat:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Ai nuk është i vetmi njeri i famshëm që merr pjesë në “Shërbimin” e Kanye-s. Të tjerë në listë janë: Brad Pitt, Lil Nas X, Katy Perry, Phillips Busy, Courtney Love, Idris Elba, Bradley Cooper etj.

Në “Sunday Service”, mund të bëhesh pjesë, vetëm nëse ke një ftesë.

Burimi: ABC Net