Celebrity

Yjet e ‘La Casa de Papel’ dhe ‘Elite’ thuhet se janë ndarë pas një lidhjeje 2-vjeçare!

Shkruar nga Anabel

8 Janar 2021

Yjet e ‘La Casa de Papel’ dhe ‘Elite’ thuhet se

Jaime Lorente dhe Maria Pedraza, të cilët kanë punuar së bashku në serialet e famshme “La Casa de Papel” (Money Heist) dhe “Elite’, thuhet se janë ndarë pas një lidhjeje më shumë se 2-vjeçare.

Mediat spanjolle vunë re se çifti nuk e ndjek njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe burime të ndryshme kanë pohuar lajmin.

Ata kanë fshirë dhe disa nga “provat” e lidhjes së tyre në Instagram.

Yjet e ‘La Casa de Papel’ dhe ‘Elite’ thuhet se

Jaime, 29 vjeç dhe Maria, 24, filluan të njiheshin me njëri-tjetrin pas roleve që patën si të dashur në seriali hit të Netflix, “Elite”, i cili ndjek jetën e studentëve në një gjimnaz elitar.

Ata më vonë punuan së bashku përsëri në serialin e suksesshëm “La Casa de Papel”, i cili tani është një nga serialet më të ndjekur të të gjitha kohërave, në Netflix. Aty, Jaime është një prej hajdutëve dhe Maria, vajza e ambasadorit.

Yjet e ‘La Casa de Papel’ dhe ‘Elite’ thuhet se

Burimi: Just Jared