Celebrity

Komediani ka një përgjigje për të dashurin e së bijës, burrin më seksi të vitit

Shkruar nga Anabel

23 Janar 2021

Komediani ka një përgjigje për të dashurin e së

Michael B. Jordan mund të jetë burri më seksi për 2020-ën, por jo në sytë e vjehrrit të tij a.k.a  komediani dhe aktori Steve Harvey.

Lori Harvey, është vajza e komedianit është prej kohësh në një marrëdhënie me Jordan, por vetëm pak ditë më parë zgjodhën ta bëjnë publike përmes disa postimesh në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lori Harvey (@loriharvey)

Meqë Michael është zyrtarisht pjesë e familjes, të gjithë janë kureshtarë për mendimin e aktorit rreth partnerit të vajzës. Siç mund ta imagjinoni, përgjigjja është tipike përgjigje baballarësh!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lori Harvey (@loriharvey)

"Po e vëzhgoj! Nuk është se nuk më pëlqen, më pëlqen në fakt, por siç ja kam thënë të gjithëve: Unë mund të të pëlqej, mund edhe ta aprovoj marrëdhënien tuaj, por mos harro që kam një vend në zemër sa gishti i madh i dorës të mbushur me urrejtje për ty. Vetëm në rast se do të më duhet ndonjëherë." - u shpreh me shaka 64-vjeçari.

Pavarësisht kësaj, Steve pranoi se Michael është "djalë i mirë", por gjithsesi s'e ndryshon faktin që nëse i lëndon të bijën, gjërat ndryshojnë.

"Ah dhe që të jemi të qartë. Ti nuk je burri më seksi në botë. Të paktën për mua jo!"- përfundoi komediani.

Komediani ka një përgjigje për të dashurin e së