Pas një fotoje virale nga ceremonia e përurimit të presidentit të SHBA-së, senatori amerikan, Bernie Sanders përfundoi në memen më të famshme të momentit.
Fotografi Brendan Smialowski shkrepi foton ikonike të senatorit të Vermontit, i cili mbante veshur xhaketën e tij të dashur Burton dhe një palë dorashka të punuar me dorë, ndërsa ishte ulur në Capitol.
Memet u bënë aq të popullarizuara, sa një grua nga Teksasi, krijoi “Kukullën me grep Bernie”, me gjithë detajet e fotos së vërtetë.
Punimi fillisht u hodh në Facebook dhe njerëzit e adhuruan! Kukulla, e punuar me fije akriliku dhe pambuku, ka grumbulluar me mijëra pëlqime dhe shpërndarje.
Modeli i saj u shpërnda në dyqanin Etsy të Tobey Time Crochet, ku më shumë se 31,000 njerëz e morën për 5 dollarë.
View this post on Instagram
Sidoqoftë, një luftë ka shpërthyer në eBay për të blerë kukullën origjinale.
Të shtunën, Tobey Time Crochet njoftoi se kukulla e saj origjinale “Bernie's Mittens Crochet” do të shitej në eBay dhe 100% të të ardhurave do të shkonin për organizatën “Meals on Wheels”, e cila ka si synim të ushqejë njerëzit në pamundësi për të blerë ushqime.
Deri më tani, kukulla ka mbledhur 149$ dhe çmimi aktual i ofertës është $15.500. Oferta filloi me 99 cent.
Pas Ditës së Përurimit, Sanders filloi të shiste bluza me memen e tij, për $45 dhe 100% të të ardhurave do të shkojnë drejt Meals on Wheels. Bluzat u shitën shpejt dhe aktualisht nuk janë në dispozicion për blerje.
Burimi: Insider