TikTok është aktualisht një nga platformat më të mira për promovimin e këngëtarëve të rinj dhe këngëve të reja. Për një vend të vogël si Shqipëria, ky medium shërben edhe si një mundësi për t'u njohur më gjerë.
Disa nga këngët shqip që fiksuan TikTok-un janë këto:
"Madonna" - Mozzik
'Madonna' u bë më e famshme në "TikTok-un shqiptar", pasi kënga krijoi një lloj sfide, ku dikujt (zakonisht gjyshit/gjyshes ose një tjetër të moshuari), i tregohej kënga në minutat: 0:45-0:52 dhe pritej reagimi i tyre.
"Amelia" - Besa Kokëdhima
Kjo është (ndoshta) kënga më e njohur shqiptare në TikTok. Amelia është publikuar në 2015-ën, por më e famshme se kurrë u bë vetëm gjatë 2020-ës, ku njerëz nga e gjithë bota postuan video me një kërcim të thjeshtë nën refrenin e këngës.
Disa TikTokers, duke kërcyer Amelia-n:
"Bye Bye" - Tayna ft Dafina Zeqiri
Minuta 2:34, ku Tayna thotë "Alexa, f*ck 'em up", po shërben si audio për videot e shndërrimit nga një vajzë pa makeup, me pizhama në një më të kuruar dhe seksi.
Vetë Tayna, duke bërë "sfidën" e saj:
@doruntina https://youtu.be/C3qV7ppF3Sk
? original sound - Tayna
"Mos Shko" - Dafina Zeqiri ft Ylli Limani
Dyshja e nisi vetë sfidën e TikTok përmes një kërcimi me dy veta, me lëvizje fare të thjeshta.
Nga TikTok-u i Dafinës:
"Make a Pose (Freestyle)" - Don Xhoni
Kohët e fundit, freestyle-i i Don Xhonit u bë viral në TikTok dhe Instagram. Videoja është publikuar në 11 dhjetor 2020 dhe deri më tani ka mbi 10 milionë shikime. Të gjithë po "ndalojnë" dhe "po marrin poza" me videon e Don Xhonit!
Disa video të "Stop, make a pose":
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.