Edhe nëse nuk ju pëlqejnë xhaketat, pothuajse të gjithë keni një xhaketë të zezë në garderobën tuaj. Ndoshta sepse kombinohet lehtësisht apo sepse do t'ju duhet për një rast që kërkon “veshje serioze”.
Megjithatë, me kombinimet e duhura, një xhaketë të tillë mund ta vishni kudo. Nëse xhaketa është over-sized (me përmasa të mëdha), aq më mirë.
Shihni më poshtë pesë mënyra për të veshur një xhaketë të zezë:
#1 - Xhaketë e zezë + Pantallona (streçe) të zeza + Çizme lëkure
Për më tepër, një kombinim "tërësisht i zi" duket gjithmonë mirë.
#2 - Xhaketë e zezë + Pallto + Aksesorë
Një pallto me prerje të gjerë, bezhë ose kafe dhe disa aksesorë e bëjnë veshjen të duket e kompletuar dhe më e rëndësishmja, s'do keni ftohtë.
#3 - Xhaketë e zezë + Kostum sportiv (mundësisht gri)
Kjo është një nga veshjet më të lehta për t'u rikrijuar. Kombinimi i të zezës me grinë është i pagabueshëm, por edhe një kostum sportiv në ngjyra të tjera të zbehta (kafe, bezhë etj), do dukej po aq mirë.
#4 - Xhaketë e zezë + Bluzë e bardhë + Xhinse
Kombinimi i përjetshëm që mund ta vishni kudo: Në shkollë, punë, në një pasdite apo mbrëmje jashtë.
#5 - Xhaketë e zezë + Këmishë e bardhë + Atlete
Trendet e reja të modës janë aq të pëlqyera pikërisht sepse nuk i kufizojnë veshjet në sportive, klasike apo serioze. Prandaj, një këmishë e bardhë me atlete dhe xhaketë, duket kaq bukur veshur:
- Këto veshje të viteve ’90 nga të famshmit, duket si të ishin të këtij viti!
- 6 trende bizhuterish që duhet t’i shtoni në koleksionin tuaj këtë vit!
- 3 modele xhinsesh që na duhen me patjetër këtë vit, pasi do jenë për shumë gjatë në modë!
- 4 ngjyra të veçanta për këtë sezon, që do ju bëjnë të hiqni dorë nga e zeza!
- 6 ide 'veshjesh dembele' për vajzat që duan të duken bukur, por edhe rehat!
- Njihuni me 10 trende të reja, që do ju bëjnë ta doni dhe më shumë modën!
Fotot u përzgjodhën nga Who What Wear