Lëkura

Ç'është dhe si ta shmangni 'fytyrën sushi'

Shkruar nga Anabel

27 Janar 2021

Ç'është dhe si ta shmangni 'fytyrën sushi'

Nëse pas një vakti të mirë me sushi, jeni zgjuar në mëngjes paksa e fryrë në fytyrë, duhet të jeni familjarë me atë që aktorja e njohur Julianne Moore e quan "fytyrë sushi". 

Ylli i filmave thotë se nuk konsumon kurrë sushi para një eventi të rëndësishëm sepse e di që ditën tjetër fytyra e saj do të duket më e fryrë.

Ç'është dhe si ta shmangni 'fytyrën sushi'

Duket se përveç ushqimeve që bëjnë të ndihemi të fryra në stomak, ka disa të tjerë që ndikojnë drejt e tek fytyra. Çfarë mund të bëni nëse nuk ju pëlqen dhe aq fytyra juaj e fryrë?

1. Shmangni ushqimet me kripë.

Duke ngrënë shumë kripë bëni që trupi juaj t'i mbajë gjithë rezervat e ujit dhe si rezultat në mëngjes zgjoheni si më të fryrë. Edhe pse mund të ketë shumë faktorë të tjerë që shkaktojnë fryrjen, si mos-funksionimi i mirë i sistemit tretës, stresi, alergjia, etj, ekspertët sugjeron të bëni kujdes me kripën.

2. Reduktoni karbohidratet

E keni gabim nëse mendoni që keni shtuar peshë pas 1 ose 2 vaktesh të pasura në karbohidrate. Thjesht për çdo gram të karbohidrateve që hani, trupi juaj mban 3 deri në 4 gram ujë dhe si rezultat ndiheni të fryrë.

3. Qëndroni të hidratuar

Duke pirë mjaftueshëm ujë mjaftueshëm ju zvogëloni mundësinë e mbajtjes së lëngjeve dhe reduktoni shanset për t'u ndjerë të fryrë. Madje, e mira është të pini një gotë ujë para se të konsumoni vaktin e radhës. Jo vetëm që s'ka gjasa të fryheni, por do të ndiheni edhe të ngopur.

4. Fytyrën shplajeni me ujë të ftohtë

Uji i ftohtë ndihmon në reduktimin e fryrjes së fytyrës pasi ngushton enët e gjakut. Eshtë gjithashtu mënyra më e shpejtë dhe më e thjeshtë për të rregulluar rrathët poshtë syve pas një nate të lodhshme.

Burimi: Pop Sugar