Celebrity

Khloe Kardashian dhe partneri tradhtar janë gati për bebin e dytë

Shkruar nga Anabel

29 Janar 2021

Khloe Kardashian dhe partneri tradhtar janë gati për bebin e dytë

Vazhdojmë me lajme të mëdha nga klani Kardashian-Jenner! Khloe dhe Tristan Thompson a.k.a partneri tradhtar, po përpiqen për një bebush të dytë! Burime për E!Neës thonë se si Tristan ashtu dhe Khloe janë gati për t'i dhuruar një motër ose vëlla vogëlushes True dhe presin që lajmi i ëmbël t'ju vijë në çdo çast.

Në nëntor të vitit të shkuar, Khloe përgënjeshtroi thashethemet në lidhje me një shtatzëni të mundshme, por në planet e afërta është një bebush tjetër.

"Ndjej se është momenti për një tjetër fëmijë."- dëgjohet t'i thotë Khloe Tristan-it në përmbledhjen e serisë së radhës të sezonit final "KUWTK".

Duket se kriza në çift ka kaluar dhe Tristan është më i përkushtuar se kurrë në marrëdhënien me të dhe familjen që kanë bashkë.

Skandali i tradhtisë? Për momentin, është harruar!