Dating

Shqiptarët rrëfejnë historitë e tyre me Tinder, aplikacionin për njohje dhe takime!

Shkruar nga Anabel

5 Shkurt 2021

Shqiptarët rrëfejnë historitë e tyre me Tinder, aplikacionin

Në Instagramin e Anabel, ndjekësit u pyetën për “dating online”, lënien e një takimi fizik me dikë që njihni virtualisht. Më saktësisht u fol për takimet në Tinder.

Tinder është aplikacioni më i famshëm për “dating” (takime/njohje) dhe vendi ku beqarët mund të gjejnë dikë për veten.

Nëse mendonit se në Shqipëri nuk përdoret dhe aq shumë, e keni gabim. Këtë e vërtetojnë të gjithë ata që shkruan në Anabel, duke iu përgjigjur pyetjes: “Keni patur Tinder dates? Na tregoni rastet që ia vlejnë.”

Ja çfarë u tha:

1. Kam patur disa takime, por me të fundit kam 4 muaj lidhje dhe e mendoj diçka shumë afatgjatë.

2. Po, me një djalë nga Siria. Dolëm shëtitje, më ftoi në shtëpi, nuk pranova. Nuk folëm më.

3. U njohëm në Tinder, 3 javë më pas u fejuam, bashkëjetuam dhe tani kemi një vajzë 2-muajshe.

4. Ishte i lidhur, ruhej gjithë kohës. Më la makinën, ia përplasa me qëllim dhe iu zhduka pastaj.

5. Jo Tinder, por Bumble. Takova dashurinë e jetës dhe së shpejti do martohemi.

6. Po, ia ka vlejtur dhe sot jam me personin që njoha në Tinder.

7. Fola me dy djem, i bëra "follow" në Instagram dhe kuptova që ishin kushërinj.

8. Po, 2 takime. Të dy të huaj që vizitonin Shqipërinë. Njëri ishte ok, tjetri live ishte "not my cup of tea".

9. Jo Tinder, por Instagram para dy vitesh. Jemi të fejuar dhe jetojmë bashkë shumë të lumtur që nga dita e parë.

10. Kam patur takime nga Insta dhe gjithmonë më kanë dështuar.

11. Po, dhe patëm një lidhje të bukur për 6 muaj, por pastaj, për rrethana të tjera, u ndamë.

12. Po. Zhgënjyese.

13. Kam një vit që jam me atë që njoha në Tinder. Më qëlloi më mirë seç e mendoja.

14. Kam patur "Badoo" date, me një djalë, por donte të ishim vetëm shokë për seks dhe nuk vazhduam më.

15. Po, në New York. Jemi thuajse të fejuar pas dy vitesh.

16. Para 3 vitesh hapa profil dhe vetëm pas 2 ditësh, patëm një takim dolëm për darkë dhe sot... të fejuar.

17. Ishte nga ato raste të rralla ku cuni duket më i mirë në foto se në realitet.

18. Po, me një spanjoll që jetonte në vendin ku studioja. Dolëm vetëm dy herë. Ishte i turpshëm dhe ai.

19. Martuar me një bebe 1 vjeç tani.

20. Jam aktualisht në një "tinder date" dhe po shkon perfekt.

21. Po! Kam njohur një njeri të mrekullueshëm. S'jemi më bashkë, por e kam shumë xhan.

22. Disa, me të fundit u përputha dhe kemi 2 vite bashkë.

23. Të dashurin aktual prej 3 vitesh e kam njohur pikërisht aty.

24. Dola, më çoi në hotel, s'bëmë gjë. U lidhëm, por ai kishte qenë i lidhur.

25. Po, aty njoha dashurinë timë dhe kemi 1 vit e 6 muaj bashkë.

26. Gjeta dashurinë e jetës, një arkitekt. Festuam 2-vjetorin dje.

27. Zhgënjim, të paktën nga cilësia e meshkujve aty. Ose s'kam patur unë fat.

28. Po, sot jemi të martuar.

29. Zhgënjim total, nuk ia vlen.

30. S'e kam hapur se më dukej mashtrim.

31. Kemi qenë të lidhur derisa e kuptova se ishte i martuar me dy fëmijë.

32. Gay-t kanë Grindr. Prej vitesh frekuentohem me një për seks, por edhe ndonjë tjetër tek-tuk.

33. Në Tinder u njoha me bashkëshortin.

34. Pas dy orësh bisedë, bëmë sex, gjë që nuk e prisja.

35. Rashë në dashuri me një, por për të isha vetëm "tinderiste".

36. Hapa Tinder për t'u tallur me çunat dhe përfundova duke rënë në dashuri.

37. Kam njohur dy djem shumë të mirë dhe simpatikë, por s'më ngjiti.

38. U lidha me të parin që takova. Ndjeva se kisha 1 jetë që e njihja. Kemi 8 muaj bashkë, çdo gjë duket super.

39. Njërin për pak e denoncova, se më erdhi nga pas, s'më linte të shkoja në shtëpi.

40. Dolëm. Filloi si "one night stand", tani jemi bashkë prej 1 viti.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.