Kinema & TV

Seriali që meritonte të vlerësohej më shumë: Edhe skenaristja e 'Emily in Paris' është dakord!

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2021

Seriali që meritonte të vlerësohej më shumë: Edhe

"I May Destroy You" është një serial dramë britanik, me autore Michaela Coel. Seriali është vendosur në Londër me një kast britanik, kryesisht me ngjyrë. Në fokus është Arabella, luajtur nga Coel, e cila përpiqet të rindërtojë jetën e saj pasi u përdhunua. Seriali pati premierën në 8 qershor 2020 në BBC One dhe 7 qershor në HBO.

Arabella (Michaela Coel) është një yll i ri Twitter-i dhe shkrimtare, e cila gjen famën me librin e saj "Chronicles of a Fed-Up Millennial". Teksa po përballej me vështirësi për të përmbushur një afat për librin e saj të dytë, ajo merr pak pushim nga puna për t'u takuar me miqtë në Londër. Të nesërmen në mëngjes,përpiqet të kujtojë çfarë i ndodhi, me ndihmën e mikeshave të saj.

Në përshkrimin e HBO shkruhet: 

"Një serial i guximshëm, i sinqertë dhe provokues, që tregon dallimit midis të qenit i lirë dhe shfrytëzimit seksual. Arabella është një vajzë e re, pak e shkujdesur dhe e sigurt në vete, por kur në pije i hedhin një drogë, që e bën më të lehtë abuzimin seksual, ajo duhet të vërë në pikëpyetje dhe të rindërtojë çdo element të jetës së saj."

Historia delikate që trajtohet në serialin "I May Destroy You" është një arsye e qartë, pse njerëzit janë të zhgënjyer për faktin se nuk pati asnjë nominim për të. 

Në këta njerëz bën pjesë edhe skenaristja e "Emily In Paris", e cila thotë se ndonëse u ndje e lumtur për suksesin e serialit të saj, u ndje gjithashtu shumë e zhgënjyer që nuk pa askund "I May Destroy You". 

Sipas saj, “I May Destroy You” duhet të ishte nominuar patjetër.

“’I May Destroy You’ nuk është shfaqja e preferuar e 2020, është e preferuara ime e të gjitha kohërave. Bazohet te një çështje e komplikuar si përdhunimi – unë jam vetë një e mbijetuar e sulmit seksual – dhe mbushet me humor, patos dhe një histori të ndërtuar aq mirë, sa më duhej ta shihja dy herë për ta kuptuar si arriti krijuesja Michaela Coel ta bënte.”

Nga ana tjetër, për "Emily In Paris", nominimet janë shoqëruar me shumë kritika.

Prodhimi i Netflix u nominua për “Serialin më të mirë komedi” – ndërkohë që njerëzit në Twitter shkruajnë se askush nuk qeshi – ndërsa aktorja Lily Collins u nominua për “Aktoren më të mirë” – ndërkohë që sërish Twitteri reagoi duke thënë se nuk do shumë mund të “aktrosh si një vajzë e këndshme dhe e famshme në Instagram”.

Seriali që meritonte të vlerësohej më shumë: Edhe

Burimi: The Guardian, HBO