KORONAVIRUS

Masat e reja: Çfarë do të ndodhë me shkollat e mesme dhe universitetet

Shkruar nga Anabel

10 Shkurt 2021

Masat e reja: Çfarë do të ndodhë me shkollat e mesme dhe

Komiteti i Ekspertëve ka parë me vend marrjen e masave të reja edhe përsa i përket arsimit. Në komunikimin e fundit, ministrja Manastirliu tha se shkollat e mesme në bashkitë Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz do të aplikojnë mësimin online, të paktën gjatë dy javëve në vazhdim.

Në fjalën e saj Manastirliu tha se shkollat do të veprojnë sipas skenarit të tretë, skenar që parashikon zhvillimin e mësimit vetëm në distancë. Orët e mësimit janë nga 25 minuta dhe mësimi zhvillohet me dy orë të njëpasnjëshme përmes plaftormës online akademi.al.

Përsa i përket studentëve, sezoni i provimeve për universitetet do të zgjatet për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor. Sipas ministres 14 ditët e ardhshme "janë vendimtare".

Duke filluar nga e enjtja (11 shkurt) hyn në fuqi fasha e re orare; 06:00-20:00

 

Masat e reja: Çfarë do të ndodhë me shkollat e mesme dhe