Bota

'Viti i Kaut’: Përgatitjet e Vitit të Ri kinez, përmes fotove!

Shkruar nga Anabel

12 Shkurt 2021

'Viti i Kaut’: Përgatitjet e Vitit të Ri kinez, përmes

Pandemia e koronavirusit po detyron shumë njerëz në të gjithë botën të ndryshojnë mënyrën e festimit të Vitit të Ri Hënor, festës më të rëndësishme në kalendarin kinez të zodiakut.

Festivali fillon sot, ditën e premte, 12 shkurt. Festimet zakonisht zgjasin 16 ditë, por vetëm 7 ditët e para konsiderohen një festë publike. Viti i Ri kinez shënon tranzicionin midis shenjave të zodiakut: 2021 është “Viti i Kaut”.

Çfarë është ky “tranzicion”?

Termi "zodiak"rrjedh nga një term i lashtë grek që i referohet një "rrethi kafshësh të vogla". Në bazë të kësaj funksionon dhe “ndërrimi i viteve” kinez. “Viti i Kaut” vijon pas atij të Miut (viti i parë i ciklit të zodiakut) dhe më pas ndiqet nga “Viti i Tigrit” (2022).

'Viti i Kaut’: Përgatitjet e Vitit të Ri kinez, përmes
Një pasagjer ulet në një stol në një stacion hekurudhor të Pekinit më 11 shkurt. Për shkak të pandemisë, më pak njerëz po udhëtojnë në shtëpi për pushime.
'Viti i Kaut’: Përgatitjet e Vitit të Ri kinez, përmes
Një familje bën një fotografi para një skulpture kau në një qendër tregtare në Pekin më 11 shkurt.
'Viti i Kaut’: Përgatitjet e Vitit të Ri kinez, përmes
Pak njerëz shihen në aeroportin ndërkombëtar në Wuhan, Kinë, më 11 shkurt.
'Viti i Kaut’: Përgatitjet e Vitit të Ri kinez, përmes
Njerëzit luten në Wat Mangkon, një tempull Budist në Chinatown të Bangkok.
'Viti i Kaut’: Përgatitjet e Vitit të Ri kinez, përmes
Një burrë me veshje tradicionale kineze, përdor telefonin teksa pret vaktin e tij në Chinatown, Bangkok.
'Viti i Kaut’: Përgatitjet e Vitit të Ri kinez, përmes
Pasagjerët rreshtohen në një stacion hekurudhor në Pekin më 10 shkurt.
'Viti i Kaut’: Përgatitjet e Vitit të Ri kinez, përmes
Njerëzit bëjnë foto dhe video të një ekrani 3-D jashtë një qendre tregtare në Kuala Lumpur, Malajzi.
'Viti i Kaut’: Përgatitjet e Vitit të Ri kinez, përmes
Një burrë në Pekin bën pazar për dekore festive.
'Viti i Kaut’: Përgatitjet e Vitit të Ri kinez, përmes
Punëtorët dezinfektojnë një stacion autobusi në Bijie, Kinë, ndërsa përgatiten për udhëtimet e Vitit të Ri.
'Viti i Kaut’: Përgatitjet e Vitit të Ri kinez, përmes
Një panda bebe jep një shfaqje në provincën Sichuan të Kinës.

Burimi: CNN, Chinese Year