The Economist publikoi një punim nga Economic Journal, i cili shpjegonte "pse të paturit vajzë rrit më shumë mundësitë për divorc".
Studimi është parë si i pavend nga shumë njerëz, të cilët kanë komentuar ashpër në rrjete sociale.
"Vërtet? Tani do fajësoni vajzat për standartet e dyfishta të shoqërisë?", shkruan dikush.
Një tjetër thotë:
"Edhe akullorja dhe krimi janë të korreluara gjatë verës. Kjo sjell që akullorja çon drejt krimit", duke ironizuar lidhjet e bëra në artikull.
Dikush shkruan në Instagramin e The Economist: "Je ende në kohë për ta fshirë këtë postim".
"Imagjino të fajësosh fëmijën sepse nuk do më partneren/in tënd", "Ju fajësoni vajzat për çdo gjë. Kjo është shaka", "Prindërit divorcohen sepse marrëdhënia e tyre s'funksionon. Mos fajësoni vajzat për martesat e dështuara", "Kjo është gjëja më idiote që kam dëgjuar", "Po lexoj The Economist apo Daily Mail?", ishin vetëm disa prej komenteve të tjera.
Ndërsa, babai i 5 vajzave, dr. John Rutledge, shprehet në koment:
"Idiotësi. Unë kam 5 vajza (dhe një djalë) dhe janë gëzimi im çdo ditë."