Shëndeti

Pse hunda juaj është gjithmonë e ftohtë

Shkruar nga Anabel

12 Shkurt 2021

Pse hunda juaj është gjithmonë e ftohtë

E keni parasysh që ka disa njerëz hunda e të cilëve është gjithmonë e ftohtë? Edhe nëse jashtë është ngrohtë, hunda juaj është gjithnjë akull. Pse ndodh kjo?

Shanset që të mos jetë asgjë për t'u shqetësuar janë të mëdha, por ka disa raste që hunda e ftohtë mund të kërkojë t'i kthehni sytë nga trupi juaj.

1. E ke thjesht nga i ftohti

Gjatë ditëve të ftohta duhet më shumë kohë që gjaku të qarkullojë normalisht tek duart, këmbët apo hunda jonë. Temperatura e trupit ndryshon dhe i qarkullimi i gjakut për të përballuar të ftohtin përqëndrohet tek organet e brendshme si zemra, mëlçia, veshkat, truri, etj. Në po të njëjtën kohë, ekstremitetet janë më të ftohta.

2. Mund të kesh qenë e mbingarkuar me punë ose e stresuar

Studime të shumta kanë arritur në përfundimin se ka një lidhje mes temperaturës së trupit dhe stresit që përshkon trurin tonë. Në përfundim të eksperimentit u pa se njerëzit më të fokusuar tëk detyrat që iu ishin dhënë, kishin hundë më të ftohtë se të tjerët. Mund t'ju ndodhë që kur jeni shumë të fokusuar teksa punoni, të ndjeni një hundë më të ftohtë se zakonisht, prandaj është mirë të bëni një pushim të shkurtër.

3. Çrregullim hormonal

Nëse nuk po prodhoni mjaftueshëm hormone të tiroideve, metabolizmi i trupit nis dhe ngadalësohet. Duke patur një metabolizëm më të ngadaltë, trupi e ruan nxehtësinë dhe energjinë dhe më pak i nxehtë shkon tek ekstremitetet, prandaj si rezultat kemi një hundë të ftohtë.

4. Sëmundje të tjera kronike

Nëse vani nga niveli i lartë i sheqerit në gjak apo probleme me zemrën ka gjasa që hunda juaj të rrijë gjithnjë e ftohtë. Sigurisht, hunda e ftohtë është vetëm një prej simptomave, prandaj para se të dilni në përfundime të nxituara, nëse dyshoni se vuani nga diabeti apo probleme me tensionin, konsultohuni me mjekun.

Si të shpëtoni nga një hundë e ftohtë?

Nëse e dini se ju vjen thjesht si pasojë e të ftohtit, mbani disa kompresa të ngrohta, por bëni kujdes mos digjeni. Pini çajra për të ngrohur dhe vendosni një shall.

Në rast se hunda e ftohtë vazhdon për periudha të gjata kohore (edhe në verë), ju shkakton dhimbje, ju besdis apo shoqërohet edhe me simptoma të tjera, flisni me një mjek për të marrë trajtimin që ju nevojitet.

Burimi: Health Line