Ishte filtri i maceve që u bë viral në gjithë botës: Avokati i Teksasit Rod Ponton duke u përpjekur të hyjë në një sallë gjyqësore virtuale, ndërsa Zoom i tij i shfaqi një kotele në vend të fytyrës.
Lajmi i keq është se nëse doni filtrin e saktë të maceve të Ponton, mund t'ju duhen disa softuerë shumë të vjetër. Sipas BBC, filtri i përdorur për të prodhuar macen virale të alarmuar është një opsion më shumë se 10 vite i vjetër. Zoom ka disa filtra të ngjashëm, por që gjithsesi s’do e bëjnë dot të gjithë fytyrën si një mace.
Megjithatë, nëse doni që në mbledhjen e ardhshme me stafin të dukeni si një mace (ose thjesht të bëni ca ndryshime të vogla), keni disa opsione.
Klikoni në opsionin "preferences", ose në shigjetën e vogël me drejtim lart, poshtë një bisede Zoom dhe zgjidhni “preferencat e videos”.
Pastaj klikoni në "Background & Filters" dhe zgjidhni "Video Filters". Janë të përfshira opsione të ndryshme si brirë njëbrirëshi, kurora me lule dhe po, veshë dhe mustaqe macesh.
Për ndryshime më pak të dukshme dhe më normale, klikoni te "Studio Effects" në “Video Filters”. (Efektet Studio janë në dispozicion vetëm në versionet kompjuterike të Zoom, jo në versionet e smartphone.) Ky efekt do t'ju lejojë të ndryshoni pamjen e vetullave, mustaqeve, mjekrës dhe ngjyrës së buzëve.
Burimi: Bustle