Style Tips

5 mënyra për të veshur një palë xhinse të vetme

Shkruar nga Anabel

13 Shkurt 2021

5 mënyra për të veshur një palë xhinse të vetme

Mund të kemi gjithçka brenda dollapit, por asgjë s'e zbeh dashurinë për xhinset, aq më tepër kur gjen të duhurat. Do t'i veshësh çdo ditë, kudo dhe në çdo lloj mënyre sepse s'ka asgjë tjetër që të bën të ndihesh kaq rehat dhe stil në të njëjtën kohë. Përveç prerjes, kur zgjidhni xhinset, fokusohuni pak tek ngjyra.

Meqë jemi këtu, hidhini një sy 5 mënyrave për të veshur 1 palë xhinse të vetme. 

1. Nëse ndiheni "shumë franceze"

5 mënyra për të veshur një palë xhinse të vetme

Një xhaketë të zezë, xhinset blu e errët, një bluzë me vija dhe balerinat e preferuara. Jeni gat!

2. Këmisha "e tij"

5 mënyra për të veshur një palë xhinse të vetme

Në ditët kur jeni duke nxituar ose thjesht s'keni nerva, por prap doni diçka stil zgjidhni një këmishë të lirshme. Xhinset, atletet e preferuara dhe kaq.

3. E shtuna në darkë

5 mënyra për të veshur një palë xhinse të vetme

Një ditë mbrëmjet e vona të së shtunës do rikthehen, prandaj s'bëni keq të frymëzoheni. Një bluzë bezhë dekolteja e të cilës është në formë zemra, një palë sandale dhe xhinset blu. 

4. "Për punë"

5 mënyra për të veshur një palë xhinse të vetme

Uniforma pulovër+ xhinse s'del kurrë nga moda. Mos harroni një palë vathët!

5. Veshja "e të dielës"

5 mënyra për të veshur një palë xhinse të vetme

Të dielave jemi praktikë. Një xhup i ngrohtë, një palë çizme dhe asgjë më tepër.

Burimi: Who What Wear