Ndërkohë që shumë njerëz shpresojnë të vendosin një unazë para se të 20-at të mbarojnë, e vërteta është se jeta rrallë herë shkon sipas planeve tona. Përveç kësaj, ata që thonë se dashuria dhe fluturat në stomak mbarojnë bashkë me të 20-at, s'kanë lexuar historitë më poshtë.
1.
"Ne u takuam në Coachella. Unë isha 34 ai 30. Ai po kërkonte për dikë ta çonte në Coachella ndërsa unë kisha bileta, por asnjë shoqërues. Para se të bënim 14 rrugë bashkë u takuam vetëm 1 orë. Gjithë fundjavën e kaluam bashkë dhe kuptuam se kemi interesa dhe shije të njëjtë muzikore. Në fakt u lidhëm pas 3 muajsh, kur u takuam tek një tjetër festival. Sot, prej 10 vitesh festivalet janë traditë e rregullt e jona."
2.
"Në zonën ku unë jetoja erdhi një fqinj i ri. Ai bisedonte me mua nga ballkoni kur unë punoja për një projekt në verandë. S'kishte asgjë më shumë derisa disa miq të përbashkët këmbëngulën që ta takoja. Disa javë më vonë ai ma tha troç se po flirtonte me mua, por unë s'kisha kuptuar asgjë si zakonisht. Kaluam bashkë 20 vite të mrekullueshme derisa ai vdiq papritur një ditë."
3.
"Unë dhe im shoq jemi takuar në një kafe në Paris kur ishim të dy 35. I kërkova një çakmak, u ula në tavolinën e tij dhe nisëm të flisnim derisa u mbyll lokali. Dy ditë më vonë u takuam sërish dhe bëmë plane për darkën e radhës. 5 muaj më vonë, u martuam."
5.
"E kam takuar gruan time kur isha në një lokal me vëllain dhe një shokun e tij. Unë mendoja që shoku i tim vëllai ishte idiot. Gruaja ime e ardhshme kishte të njëjtin mendim dhe ia tha në sy këtij idiotit sa idiot ishte. Rezultoi që njiheshin sepse kishin punuar bashkë. Më tërhoqi menjëherë gjykimi i saj dhe mënyra si fliste. I kërkova të më thoshte emrin gjithë siklet. Isha 30 vjeç dhe që prej asaj kohe jemi bashkë."
6.
"Unë dhe ajo jemi takuar në gjimnaz. Kishim të njëjtën shoqëri, por s'dolëm kurrë bashkë. I humbëm kontaktet dhe 25 vite më vonë u rigjetëm përmes rrjeteve sociale. Filluam të dilnim dhe 8 vite më vonë u martuam. Tani kuptojmë sa ndryshe kemi qenë kur ishim të rinj dhe sa mirë që s'u lidhëm atëherë se do ishim ndarë."
Burimi: BuzzFeed