Dashuri dhe seks

Shkencërisht, sa kohë duhet për t’u dashuruar?

Shkruar nga Anabel

14 Shkurt 2021

Shkencërisht, sa kohë duhet për t’u dashuruar?

Ne flasim për ndjenjën e kimisë, fluturat në stomak dhe arritjen e asaj pike kur kontrolloni rregullisht Instagramin e tij/saj. Lind pyetja: Sa kohë u duhet njerëzve që të dashurohen në të vërtetë?

Duke folur nga ana shkencore, është një pyetje tepër e vështirë për të marrë një përgjigje. Edhe ekspertët nuk mund të vendosin një afat të saktë për këto gjëra. Është një temë delikate ku shkencëtarët në të gjithë disiplinat pajtohen: Nuk ka një numër të caktuar ditësh, muajsh apo vitesh për t'u dashuruar.

"Ne duam një përgjigje të thjeshtë, por është më me nuanca se kaq. Mendoj se ndryshon bazuar te njerëz të ndryshëm, kontekste të ndryshme, mënyra të ndryshme të takimit me njëri-tjetrin. Pra, ka shumë ndryshime individuale te njerëzit që janë në një marrëdhënie që mund të ndikojnë në sa kohë duhet të biesh në dashuri me një person tjetër,” thotë Prof. Saeideh Heshmati, një psikologe e zhvillimit pozitiv.

Dr. Sandra Langeslag, një neuroshkencëtare e sjelljes në Universitetin e Missouri-t, thotë se megjithëse ne mund të masim nivele të ndryshme të dashurisë në çifte me kalimin e kohës, është e vështirë të përcaktohet kur këto ndjenja fillojnë të formohen.

“Ne mund të vëzhgojmë ndryshime në dashuri me kalimin e kohës. Megjithëse nuk kemi një numër të fortë, por fluturat në stomakun, ato zhduken. Kjo mund të zhvillohet në lidhje - dhe ka edhe të dhëna që tregojnë se lidhja zvogëlohet gjatë dekadave,” shton ajo.

Shkencërisht, sa kohë duhet për t’u dashuruar?

Burimi: BBC Science Focus