Pas publikimit të dokumentarit “Framing Britney Spears”, njerëzit kanë reflektuar në lidhje me trajtimin abuziv të mediave ndaj grave të reja në Hollyëood dhe kanë kuptuar që fatkeqësisht, Britney nuk ishte viktima e vetme. Ashtu si Spears, Lindsay Lohan gjithashtu u trajua jo në mënyrën e duhur nëpër media mbi përpjekjet e saj personale. Një video e vitit 2013 po bëhet virale për të provuar pikërisht këtë.
Redaktori i revistës The Face, Trey Taylor, publikoi në Twitter një moment nga intervista e Lindsay Lohan me moderatorin David Letterman në vitin 2013. “Kjo intervistë e Lindsay Lohan me David Letterman në 2013 është e tmerrshme për t’u parë,” shkroi ai.
This Lindsay Lohan interview on David Letterman in 2013 is horrifying to watch now. pic.twitter.com/lZxKVvbVB0
— ???? ?????? (@treytylor) February 13, 2021
Lindsay Lohan, me një historik abuzimi dhe varësie me alkoolin dhe substanca të ndryshme, shoqëruar me arrestime të herëpashershme për kundravajtje penale, në atë periudhë duhej të qëndronte 90 ditë në një qendër rehabilitimi për të shmangur qëndrimin në burg për dy dënime të mëparshme. Përpos kësaj, ajo po promovonte filmin “Scary Movie 5” dhe u paraqit në “Late Show”.
Gjatë intervistës, Letterman e pyeti yllin e “Mean Girls” për betejën me abuzimin me substancat duke thënë, “A nuk duhet të jesh në rehabilitim tani?”.
Aktorja u përgjigj se po afrohej data, por Letterman vazhdoi me një seri pyetjesh: Për sa kohë do të jesh në rehabilitim? Sa herë ke qenë në rehabilitim? Për çfarë po të rehabilitojnë? Çfarë do të të bëjnë kur të shkosh atje?
“Ne nuk e diskutuam këtë në intervistën paraprake,” tha Lindsay, përpara se të përgjigjej. “Mendoj, të jem e sinqertë, që jam më e lumtur kur punoj dhe më e shëndetshme dhe mendoj se kjo është një mundësi për mua për t’u përqendruar në atë që dua dhe nuk mendoj se është një gjë e keqe. Mendoj se është një bekim”.
Sërish, Letterman e pyeti se për çfarë substance po trajtohej.
“Nuk mund të bësh shaka me këtë. Është kaq [gjë] e keqe,” tha aktorja.
Në Twitter, njerëzit kritikojnë Letterman për stigmën e varësisë dhe disa theksojnë se sjellja e tij është “e poshtër”. Të tjerë, vlerësojnë Lindsay-n për qëndrimin, pavarësisht bisedës së vështirë.
David letterman was so DISGUSTING to Lindsay Lohan here! And everyone laughing at her for going to rehab. Nuts to see an adult make fun of a drug addict trying to get help. So happy Culture Loves #AA now & rehab. Everythings changed. It was so bad then. pic.twitter.com/f3hAVcBS9p
— DanielNewmaη (@DanielNewman) February 14, 2021
Anytime you get bullies or haters who relentlessly dig and prod at you, strive to channel Lindsay Lohan confiscating David Letterman’s own script from him like he’s a child and saying “This is my show now.” https://t.co/XX2SWklv1I
— Shannon (@ShannonZKiller) February 14, 2021
Props to @lindsaylohan for holding her own but seriously, David Letterman? https://t.co/K15DvtbHqa
— Š (@SamanthaElyssa) February 14, 2021
- Pas ndjesës publike të Justin Timberlake, albumit të Janet Jackson i ndodh e papritura
- Pas akuzave, Justin Timberlake u kërkon publikisht falje Britney Spears dhe Janet Jackson
- I ati i Britney Spears humb të drejtën për të qenë kujdestari i vetëm i saj
- Dokumentari më i diskutuar i momentit: Britney Spears flet për herë të parë