Celebrity

'24 orë shtatzënë': Videoja e re e James Charles urrehet nga disa dhe pëlqehet nga të tjerë!

Shkruar nga Anabel

16 Shkurt 2021

'24 orë shtatzënë': Videoja e re e James Charles

Ndjekësit e James Charles kanë kaluar një javë mjaft konfuze. Në fillim panë një foto të tij ku shfaqej tërësisht tullac dhe më pas, panë këtë foto të tij "shtatzënë":

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by James Charles (@jamescharles)

Fotografia ishte për të promovuar videon e tij më të fundit në YouTube, "24 orë duke qenë shtatzënë", në të cilën Charles përpiqet të shohë si është të jesh shtatzënë, duke mbajtur një "bark të rremë".

"Në videon e sotme, po provoj diçka që nuk do ta përjetoj kurrë, të jem shtatzënë! Shoqja ime më e mirë Laura është shtatzënë me foshnjën e saj të dytë, kështu që ajo më sfidoi të isha shtatzënë për 24 orë për të parë nëse isha mjaftueshëm i fortë për të kaluar atë që ajo po bën."

'24 orë shtatzënë': Videoja e re e James Charles

Sidoqoftë, videoja është përballur me reagime të ashpra nga njerëz që e konsideruan si të pandjeshme për gratë që përpiqen të mbeten shtatzënë ose ato që kanë vuajtur me shtatzëni të vështira.

Të tjerë quanin të padrejtë vendimin për "t'u shtirur si shtatzënë, kur dikush nuk mund të bëjë fëmijë".

Sidoqoftë, komentues të tjerë i kanë dalë Charles në mbrojtje, duke theksuar se në fillim të videos ai thotë se do të dhurojë një pjesë të të ardhurave për "dy bamirësi të ndryshme që ndihmojnë gratë me ndërlikime të shtatzënisë".

Ndjekës të tjerë sollën vëmendjen tek deklarat e James në fillim të videos, i cili thotë se "nuk po bëhet në asnjë mënyrë për "të tallur" gratë shtatzëna".

"Është padyshim një gjë kaq e bukur që gratë kalojnë me trupin e tyre dhe kërkon shumë forcë gjithashtu. Kjo është vetëm një video për të parë nëse mund të zgjas për 24 orë duke përjetuar disa nga sfidat që unë s'do mund t'i përjetoj kurrë në të vërtetë', u shpreh ai.

Po ju, ç'mendim keni? Shihni videon dhe gjykojeni vetë: