Social Buzz

Ju sfidojmë: 10 gjëegjëza të shkurtra, që zor se mund t'i gjeni!

Shkruar nga Anabel

17 Shkurt 2021

Ju sfidojmë: 10 gjëegjëza të shkurtra, që zor se mund

Fokusohuni këtu dhe shihni ç'mund të gjeni:

1. Çfarë ecën përreth gjithë oborrit, pa lëvizur?

2. Kur vazhdon me "të kuqen", por ndalon te "jeshija"?

3. E di çfarë mund të mbash pa e prekur kurrë?

4. Çfarë shkon lart dhe asnjëherë poshtë?

5. Sa sekonda ka një vit?

6. Nëse 11 + 2 është e barabartë me 1, me sa është e barabartë 9 + 5?

7. Cila pjesë e maces ka më shumë qime?

8. Cila ndërtesë ka më shumë histori?

9. Çfarë është gjithmonë duke ardhur, por nuk mbërrin kurrë?

10. Çfarë e humb kokën në mëngjes dhe e merr prap në darkë?

Përgjigjet:

1. Gardhi

2. Kur ha shalqi

3. "Muhabetin" 

4. Mosha

5. 12: Sekondat e janarit, sekondat e shkurtit e kështu me radhë

6. Është e barabartë me 2. (Ora 9 plus 5 orë)

7. Pjesa e jashtme

8. Një bibliotekë

9. E nesërmja

10. Jastëku