KORONAVIRUS

Covid-19 po rrit tolerancën fetare: Ja se si!

Shkruar nga Anabel

19 Shkurt 2021

Covid-19 po rrit tolerancën fetare: Ja se si!

Pandemia i ka bërë maskat pjesë të përditshme të jetës sonë, por në të njëjtën kohë, perceptimet bazuar në racë, të lidhura me maskat, u kanë vënë një barrë shtesë grupeve që përjetojnë racizëm dhe pabarazi. Për shembull, në Amerikë, disa burra me ngjyrë janë arrestuar, përndjekur dhe sfiduar nga oficerë policie, të cilët pretendonin se ata dukeshin "të dyshimtë" me maska pandemie.

Megjithatë, në një grup të studiuar që nga viti 2013, gratë muslimane në Perëndim që mbajnë veshje islame, thonë se përvojat e tyre kanë qenë më pozitive.

Sfidat me të cilat përballen shumë gra muslimane      

Veshja “niqab” vishet nga një pakicë e vogël e grave muslimane. Është një copë pëlhure e lidhur mbi shami (hijab) që vjen në një larmi stilesh dhe ngjyrash.

Covid-19 po rrit tolerancën fetare: Ja se si!

Ndonjëherë gabimisht etiketohet si burka, e cila është një veshje tjetër islame.

Covid-19 po rrit tolerancën fetare: Ja se si!
Burimi: Montreal Gazette

Gratë që mbajnë niqab janë një grup i vështirë për t'u studiuar dhe studiuesit i kanë përshkruar ato si një "nënkulturë fetare e rrallë dhe e pakapshme". Megjithatë, disa prej këtyre grave pranuan të intervistoheshin nga gazetarja Anna Piela.

U zbulua se gjatë pandemisë, njerëzit ishin përshtatur më shumë me gratë me këtë veshje, sepse ecja me fytyrë të mbuluar ishte bërë më pak e frikshme. Disa gra mbanin një maskë nën veshje, ndërsa të tjera përdorin “niqab” më të trashë, për ta lidhur në vend të maskës.

Studimet kanë treguar se gratë myslimane kanë më shumë të ngjarë të përjetojnë paragjykime në hapësira publike, punësim dhe shërbime të tjera, kur ato kanë veshje fetare. Mbi 80% e grave në një studim thonë se kanë ndjerë forma të abuzimit në publik, të tilla si vështrime armiqësore, komente apo plagosje fizike.

Legjislacioni që ndalon mbulimin fetar të fytyrës në publik është miratuar në disa vende dhe territore, të tilla si Franca dhe Quebec. Më 7 mars, qytetarët zviceranë do të votojnë për ndalimin e niqab-it në një referendum mbarëkombëtar. Në të kaluarën, mbrojtësit e ligjeve të tilla kanë argumentuar se mbulimi i fytyrës është një shenjë e ekstremizmit fetar, ndarjes shoqërore dhe shtypjes patriarkale të grave muslimane.

Sidoqoftë, gjatë pandemisë, vende të tilla janë kritikuar sepse, ndërsa gjobisin njerëzit që nuk mbajnë maskë, gjobisin edhe gratë që kanë veshje “niqab”, praktikisht me fytyrë të mbuluar.

Në Francë, për shembull, dikush është i detyruar të paguajë 165 dollarë nëse kapet në publik pa maskë, ndërsa veshja e niqab-it ende mbart rrezikun e gjobitjes deri në 180 dollarë.

Megjithatë, këtë vit pandemik, gratë kanë raportuar nivele të ulura të llojeve të paragjykimeve që përjetonin para pandemisë. Shumë gëzonin faktin që tani ndiheshin “të padukshme”, ndërsa mbanin veshjen e tyre.

Sondazhet gjithashtu tregojnë se shumë gra gjatë kësaj periudhe kanë marrë guximin të mbajnë veshjet niqab, edhe nëse s’e kanë bërë më parë, nga frika e paragjykimit.

Ekziston një keqkuptim i zakonshëm në Perëndim se kjo është një praktikë shtypëse, patriarkale e detyruar mbi gratë muslimane. Në realitet, disa studime kanë treguar se shumë gra vendosin të mbajnë nikab - ndonjëherë edhe kundër preferencave të familjeve të tyre.

Një grua nga Pensilvania që filloi të mbante niqab në fund të vitit 2020 shprehet:

“Doja të vishja niqab për një kohë të gjatë, por unë jetoj në një zonë shumë të bardhë. Kisha frikë - nuk më pëlqen të më ngulin sytë dhe mua m’i ngulin sytë edhe me veshjen hijab. Pandemia më ndihmoi në gjithë këtë.”

Burimi: Fast Company