Bazuar në njoftimin e fundit të Komitetit të Ekspertëve, masat kufizuese do të vijojnë deri më 25 shkurt, por vendimi i ri nuk nënkupton domosdoshmërisht një lirim të tyre.
Një prej ekspertëve të Komitetit Teknik, Andi Koraqi është shprehur për Abc News se nuk përjashtohet mundësia që masat e reja të jenë edhe më të shtrënguara se këto aktualet, por para kësaj duhen analizuar shifrat situata epidemiologjike.
“Çdo masë, lirim apo shtrëngim bëhet në varësi të indikatorëve dhe indikatorët sugjerojnë këto masa."- u shpreh ai, duke shtuar se në rast se rastet masat do të jenë edhe më kufizuese.
Ndër të tjera, ai tha se pavarësisht situatës serioze të Covid-19 në vend dhe numrave të lartë, virusi nuk është më agresiv. Koraqi, thotë se shkak për shtimin e rasteve të rënda është edhe mbivendosja e virozave të traktit respirator ose prania e varianteve të reja, por kjo mbetet për t'u vërtetuar në vijim.
Sipas tij, një qetësim i situatës së Covid-19 në vend pritet në muajt maj-qershor, por nuk përjashtohet edhe një kohë më e afërt nëse masat zbatohen me përpikshmëri.
- Teoria konspirative e Kinës për virusin: ‘Ana e errët e SHBA-së’
- Studimi i ri: 20.5 milionë vjet jetë janë humbur nga Covid! Ç’do të thotë kjo?
- Ministria e Arsimit njofton si do të vijojë mësimi duke filluar nga dita e hënë
- Pse antitrupat zbehen pas një infeksioni Covid-19 dhe a do ndodhë e njëjta gjë edhe me vaksinën?
- Sipas Sulçebe, mjekët po gabojnë me mjekimin e pacientëve: 'Duhet të fillojë pas ditës së 10-të'