Në 2018-ën, pak ditë para se Khloe të sillte në jetë vajzën e saj të parë, mësoi se partneri Tristan Thompson e tradhtonte. Skandali u bë edhe më i madh pasi vajza në fjalë ishte shoqja e ngushtë e Kylie Jenner, Jordyn Woods.
Sidoqoftë, koha kaloi dhe ndonëse fillimisht Khloe e quajti ish-in si "njeri të neveritshëm" dhe veprimet e tij "të pafalshme", gjërat ndryshuan. Dyshja i kaloi bashkë muajt e karantinës dhe përpjkjet e Tristan-it për t'u shndërruar në një familjar të vërtet dhanë rezultat. Tani, sipas Kim-it, Khloe-s thjesht i vjen turp të pranojë se është rikthyer me ish-partnerin tradhtar.
Në klipin e ri të sezonit final të KUWTK, është Kim që konfirmon rikthimin e dyshes, duke thënë se është thjesht "në siklet" për ta pranuar publikisht lidhjen dhe nuk do të përballet me reagimet e njerëzve.
"Ajo e vret shumë mendjen për çfarë do të mendojnë të tjerët. Khloe nuk ka qenë kështu, dikur as që i interesonte çfarë thoshin të tjerët për të."-dëgjohet Kim teksa Tristan ndërhyn për të inkurajuar partneren që të "jetojë sipas mënyrës së saj".
Sidoqoftë, për momentin Khloe zgjedh ta mbajë sekret Tristan edhe për pak kohë, derisa lidhja të marrë një tjetër rrjedhë.