Disa njerëz që infektohen me Covid-19 përjetojnë një sëmundje të lehtë me pak simptoma ndërsa të tjerët mund të sëmuren rëndë. Ndërsa me siguri keni dëgjuar shumë për simptomat më të rënda, ju mund të pyesni se si është Covid-19 i butë ose i moderuar.
Cilat janë simptomat tipike të Covid-19? Tre simptomat më të zakonshme të raportuara të Covid-19 janë: ethe, kollë dhe lodhje.
Disa nga simptomat e tjera të Covid-19 mund të përfshijnë:
- gulçim
- humbje e nuhatjes ose shijes
- dhimbje trupi dhe dhimbje
- dhimbje koke
- dhimbje e fytit
- rrjedhje nga hundët
- simptoma të problemeve me tretjen, si të vjella, të përziera, diarre
Në cilin rend tipik shfaqen simptomat? Renditja e simptomave mund të ndryshojë nga një person në tjetrin, por përgjithësisht shfaqen: ethe – kollë – të përziera ose të vjella – diarre
Simptoma të lehta vs të moderuara vs të rënda
Ashpërsia e Covid-19 shpesh ndahet në tre kategori: i lehë, i moderuar dhe i rëndë. Por çfarë nënkuptojnë në të vërtetë këto terma?
Sëmundje e lehtë: Personi ka ndonjë nga simptomat e Covid-19, përveç gulçimit dhe vështirësisë në frymëmarrje.
Sëmundje e moderuar: Personi mund të ketë sëmundje të frymëmarrjes, siç është pneumonia. Sidoqoftë, nivelet e oksigjenit në gjak mbeten 94% ose më shumë.
Sëmundje e rëndë: Personi ka nivele oksigjeni në gjak që janë më pak se 94%, një ritëm të lartë të frymëmarrjes dhe shenja të sëmundjes së rëndë të mushkërive.
- Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë e shtrëngimit të masave: Kur pritet të qetësohet situata?
- Covid-19 po rrit tolerancën fetare: Ja se si!
- Teoria konspirative e Kinës për virusin: ‘Ana e errët e SHBA-së’
- Cilat destinacione janë më të sigurta për të rezervuar pushimet këtë vit?
- Studimi i ri: 20.5 milionë vjet jetë janë humbur nga Covid! Ç’do të thotë kjo?
- Pse antitrupat zbehen pas një infeksioni Covid-19 dhe a do ndodhë e njëjta gjë edhe me vaksinën?
Burimet: Healthline, National Institutes of Health