Eugena Tomini, zëvendësministrja e Shëndetësisë, gjatë një interviste për Abc Neës tregoi dy nga skenarët e mundshëm që pritet të marrë Komiteti i Ekspertëve pas 2 ditëve.
Ndër të tjera, ajo nuk përmendi mundësinë e një lirimi të masave, duke thënë se mund të ketë vetëm "shtrëngim" ose "stacionim" të tyre.
"Tani kemi një zbritje të fashës së moshës që kërkon trajtim klinik. Deri në këto momente jemi stacionar në masat që jemi, por incidenca është e qëndrueshme. Për dy ditë Komiteti Teknik do dalë për rekomandim për shtrëngim apo stacionim të masave."
Tomini u shpreh se testimet janë katërfishuar që prej fillimit të pandemisë në vend dhe sipas saj, nëse do ketë më shumë raste të dyshuara katër laboratorët në dispozicion mund të kryejnë deri në 10 mijë testime në ditë.
Ashtu siç u njoftua deri në një vendim të dytë nga Komiteti i Ekspertëve në 25 shkurt, lëvizja do të jetë e kufizuar 20:00-06:00.
- Rihapja e shkollave: Si do të vazhdojë mësimi?
- Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë e shtrëngimit të masave: Kur pritet të qetësohet situata?
- Ministria e Arsimit njofton si do të vijojë mësimi duke filluar nga dita e hënë
- Sipas Sulçebe, mjekët po gabojnë me mjekimin e pacientëve: 'Duhet të fillojë pas ditës së 10-të'
- Covid-19: Çfarë po ndodh me vaksinat në vend
- Sa të rrezikuar janë njerëzit që e kanë kaluar njëherë Covid-19?
- Masat e reja: Çfarë do të ndodhë me shkollat e mesme dhe universitetet
- Komiteti i Ekspertëve njofton masat e reja kufizuese anti Covid-19