Shqipëria

Pas zërave për vendosjen e karantinës në fundjavë, vjen deklarata zyrtare e Komitetit të Ekspertëve

Shkruar nga Anabel

25 Shkurt 2021

Pas zërave për vendosjen e karantinës në fundjavë, vjen

Në një komunikim të fundit, përfaqësuesit e Komitetit Teknik të Ekspertëve bënë me dije se situata e Covid në vend është nën kontroll dhe mohuan vendosjen e karantinës në fundjavë.

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Dr. Skënder Brataj, u shpreh se nuk ka rritje progresive të thirrjeve për ndihmë, vizitave në banesë dhe shtrimeve në spital. Ai theksoi se hapja e spitaleve rajonale ndihmoi në menaxhimin dhe kontrollin e situatës.

Ditën e djeshme, Gazeta Shqip raportoi se Komiteti Teknik i Ekspertëve po mendonte vendosjen e karantinës së plotë gjatë fundjavës si edhe ndalimin e lëvizjes në fashën e orarit 18:00-06:00, nga 20:00-06:00 që është momentalisht. Në komunikimin e sotëm, përfaqësuesit e Komitetit nuk përmendën masa më të rrepta.

Dr. Mira Rakacolli u shpreh se do të vazhdojnë të mbeten në fuqi masat e përcaktuara dy javë më parë. Sipas saj, situata nën kontroll e Covid është efekt i masave kufizuese, ndaj Komiteti Telnik i Ekspertëve vendosi që ato të vazhdojnë deri në një afat të papërcaktuar.

Pas zërave për vendosjen e karantinës në fundjavë, vjen