KORONAVIRUS

Sipas Bratajt, problemi i Covid-19 në vend nuk qëndron tek rritja e testimeve

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2021

Sipas Bratajt, problemi i Covid-19 në vend nuk qëndron tek rritja e

Situata e Covid-19 në vend, sipas ekspertëve është delikate, por tendenca në rënie bëri që Komiteti i Ekspertëve të mos vendoste për masa të reja shtrënguese. Masat e marra gjatë javëve të fundit, duket se kanë filluar të japin efekt, por pavarësisht kësaj njerëzit shpesh duan të dinë pse nuk rritet numri i testimeve.

Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare, gjatë një interviste për Abc News është shprehur se nuk jemi në situatën kur numri i testimeve duhet të shumëfishohet, pasi sot s'bëhet më fjalë për vatra infeksioni, por transmetim komunitar.

"Java e parë pati rritje progresive. Ditët e fundit, 3-4 ditë më saktë, tregojnë përveç qëndrueshmërisë, tregojnë edhe rënie. Për ne është e rëndësishme që nuk ka rritje progresive. Rastet e reja kanë mbërritur 1 mijë në datën 3 shkurt. Numri i testimeve është i lidhur me kërkesat. Edhe me hetimin. Treguesit janë të tillë, nuk jemi më në vatra, por transmetim komunitar. Është e pamundur të gjurmosh kontaktet." 

Sipas tij, problemi kryesor është të mos ketë rritje të rasteve të të infektuarve.

"Çfarë i solli Amerikës, ka bërë mbi 350 milionë teste? Testim, por testimi nuk është më në mars. Jemi një vit pas. Nuk e dimë nga e keni marrë ju infeksionin. Problemi është që të mos ketë rritje. Nëse para dy javësh u ul orari që prek orën më sociale, e dha rezultatin. Para dy javësh thamë që grupmosha u rrit. Sot dy grupmoshat nga 17-55 dhe më lart bën përqindjen më të lartë të të infektuarve."

Sipas Bratajt, problemi i Covid-19 në vend nuk qëndron tek rritja e