Të jesh blogere sot është punë me kohë të plotë, por në të njëjtën kohë duhet ta bësh me shumë dashuri dhe të mos e shohësh si "detyrim". Nëse po kërkoni të krijoni një llogari Instagrami që do t'ju bënte të famshëm dhe pse jo blogerë në një moment të dytë, niseni nga profili juaj.
Kujtojini vetes se ai duhet të jetë marka juaj personale dhe si e tillë ka nevojë për identitet dhe stil të veçantë! Kjo është diçka që e keni ose jo, ndërsa këshillat për të shtuar ndjekësit mund t'i merrni më poshtë, por mos harroni: Përmbajuni dhe përshtatini me stilin tuaj!
Lule, lule, lule!
Pavarësisht si janë kompozuar, ato do duken gjithmonë bukur. Këshilla jonë është që t’i shkrepni nga sipër në një sfond të bardhë, në mënyrë që të dalë në pah ngjyrat e shumëllojshme.
Ji vetvetja!
Njerëzve u pëlqen të shohin personalitetin dhe atë çfarë jeni në të vërtetë. Versioni i rregulluar me filtra nuk është dhe aq interesant. Duhet pak rrëmujë, shkujdesje, e qeshur me shpirt dhe lëvizje.
Kujdes me dritën. Fotot duhet të kenë bardhësi!
Specialistë të Instagramit thonë se fotografitë duhet të kenë dritë, edhe nëse duken pak të zbehta. Më mirë një fotografi me shumë dritë, por pak detaje, sesa një fotografi e errët.
Fotografitë e prapaskenave ruajini për t'i postuar në Instastory
Shkrepjet që postoni duhet të jenë më të mirat që keni realizuar. Ato të prapaskenës mund t’i postoni në Insta Story. Në këtë mënyrë njerëzit do njihen me procesin që është dashur të kalohet për të arritur në një fotografi perfekte.
Bëni pyetje!
Nëse doni të rrisni ndërveprimin e ndjekësve, shoqërojeni postimin me një pyetje. Mund të këshillë ose një detaj rreth jetës së tyre. Pyetjet duhet të jenë të shkurtra dhe të ëmbla.
Përdorni filtra të thjeshtë
Opsionet e editimeve janë pafund, por zgjidhni natyralen nëse doni një profil "organik". Merruni me ndriçmin, saturimin dhe përpiquni që fotografitë t'i shkrepni nga poshtë.
Burimi: BuzzFeed