KORONAVIRUS

FDA aprovon Janssen Covid-19: Avantazhet e kësaj vaksine

Shkruar nga Anabel

28 Shkurt 2021

FDA aprovon Janssen Covid-19: Avantazhet e kësaj vaksine

Vaksina e kompanisë Johnson & Johnson, e njohur si Janssen Covid-19, iu bashkua vaksinave të Pfizer/BioNTech dhe Moderna në fushatën e vaksinimit në SHBA, ndërkohë që J&J po kërkon aprovimin edhe nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

"Pas një analize rigoroze të të dhënave, shkencëtarët dhe mjekët e FDA-së kanë përcaktuar se vaksina përmbush kriteret e FDA-së për sigurinë dhe efikasitetin për licensimin urgjent,” u shprehën përfaqësuesit e Federatës Amerikane për Ushqimin dhe Barnat.

"Sa më shumë vaksina që kanë efikasitet të lartë të mund të përdoren, aq më mirë", tha Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive amerikane, përpara vendimit të FDA-së. FDA u shpreh se vaksina e J&J ofron mbrojtje të fortë kundër problemeve që kanë më shumë rëndësi: sëmundje serioze, shtrime në spital dhe vdekje.

FDA aprovon Janssen Covid-19: Avantazhet e kësaj vaksine

Kompania – një korporatë shumëkombëshe amerikane e themeluar në vitin 1886 e cila zhvillon pajisje mjekësore, farmaceutike dhe mallra të paketuar për konsum – po kërkon aprovimin nga autoriteti europian për barnat dhe nga OBSH. Në të gjithë botën, kompania synon të prodhojë rreth 1 miliard doza në mbarë botën deri në fund të vitit.

Përsa i përket efikasitetit, gjatë hulumtimeve, duhet thënë se pati një ndryshim të mbrojtjes në varësi të vendndodhjes: Doza ishte 72% efektive në Shtetet e Bashkuara, krahasuar me 66% në Amerikën Latine dhe 57% në Afrikën e Jugut.

Shumica e vaksinave që përdoren në të gjithë botën për momentin kërkojnë dy doza. Por vaksinat me një dozë të vetme janë më të lehta për t’u shpërndarë në popullata, veçanërisht në territoret ku mund të jetë një sfidë e madhe gjurmimi i njerëzve pas dozës së parë.

Vaksina e J&J transporton gjenin ‘spike’ në trup, ku qelizat bëjnë kopje të parrezikshme të proteinave për të mbushur sistemin imunitar në rast se shfaqet virusi i vërtetë. Vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit funksionon në mënyrë të ngjashme, por kërkon dy doza.

Të dy vaksinat AstraZeneca dhe J&J mund të ruhen në një frigorifer të zakonshëm, duke e bërë më të lehtë transportimin dhe përdorimin në vendet në zhvillim.

FDA aprovon Janssen Covid-19: Avantazhet e kësaj vaksine

Burimet: Euronews, CNN, Reuters