Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2021: Ujori dhe Peshqit

Shkruar nga Anabel

1 Mars 2021

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2021: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2021: Ujori dhe Peshqit

Ju aktualisht e gjeni veten në një “favorit qiellor” sepse keni Jupiterin, planetin me fat, në Ujor për herë të parë në 12 vite. Gjatë kësaj kohe do t’ju shfaqen mundësi që dikur vetëm i ëndërronit. Varet nga ju a do i tregoni universit qëllimet dhe dëshirat tuaja. Nëse e dini se çfarë dëshironi shumë të ndodhë, kjo është gjysma e procesit - është e vetmja mënyrë që universi mund t'ju japë dëshirën e zemrës suaj.

Gjatë muaji mars, ju dukeni gati për një menaxhim të mençur financiar. Kjo filloi me Hënën e plotë që sapo keni përjetuar, 27 shkurt, e cila ndezi shtëpinë tuaj të tetë me paratë e njerëzve të tjerë. Nëse vendosni një kërkesë për një kompani të sigurimeve ose kërkoni ndihmë financiare, për shembull, përgjigjja ka të ngjarë të vijë katër ditëve të para të marsit. Nëse keni nevojë për një kredi bankare, linjë kredie biznesi, kapital sipërmarrjeje ose hipotekë, diskutimet tuaja ka të ngjarë të shkojnë mirë.

Dy javë më vonë, më 13 mars, Hëna e re te Peshqit do të mbërrijë dhe do të ndriçojë shtëpinë tuaj të dytë me të ardhura të fituara. Kjo Hënë e re do të jetë shansi juaj për të mbjellë fara për sigurinë tuaj financiare në të ardhmen, dhe ju mund të shihni rezultate sa më shpejt që në gjysmën e dytë të majit, qershorit ose korrikut të këtij viti. Nëse jo, 2022 do të prodhojë më shumë para për ju. Viti i ardhshëm do të jetë një nga vitet tuaja më të mira financiare në më shumë se një dekadë. Siç e shihni, në një mënyrë apo në një tjetër, ju mund të përfundoni me një valixhe të mbushur me para (sigurisht të fituara ligjërisht). Jupiteri do të kujdeset që ju të jeni në vendin e duhur në kohën e duhur për të përfituar nga mundësitë financiare, dhe Saturni, aktualisht duke lëvizur edhe përmes Ujorit, do t'ju japë disiplinë për të përdorur me mençuri paratë që gjeneroni.

Diku tjetër në tabelën tuaj, ju keni Marsin, që tani hyn tek Binjakët për herë të parë në dy vjet, për të ndezur shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë së vërtetë nga 3 marsi deri në 23 prill. Ky është një lajm i mrekullueshëm. I martuar apo beqar, jeta juaj e dashurisë është e mbushur me energji pozitive. Nëse jeni i lidhur, partneri juaj do t'ju kushtojë më shumë vëmendje. Nëse jeni beqar, një mik mund t'ju prezantojë me dikë ose ta gjeni dashurinë rastësisht. Mund ta gjeni në vendet më të pazakonta.

Hëna e plotë e 28 marsit në Peshore është një nga më të mirat e vitit, sepse formon një trekëndësh të artë verbues në qiell me Marsin në shtëpinë tuaj të dashurisë dhe krijimtarisë dhe Saturnin në shtëpinë tuaj të parë të personalitetit. Nëse shpresoni për një fëmijë, kjo Hënë e Plotë mund të sjellë lajmin e mirë që jeni shtatzënë, ose nëse po i afroheni datës për të lindur, mund të lindni përpara asaj date. Hëna e plotë do të ndriçojë shtëpinë tuaj të nëntë të udhëtimit, marrëdhëniet ndërkombëtare, projektet mediatike, çështjet ligjore, emigracionin apo punimin e një diplome. Ju mund të përfundoni një projekt të madh krijues që u prit mirë me vlerësime entuziaste ose të pranoheni në universitetin e ëndrrave.
Në Hënën e Pplotë më 28 mars, nëse mund të gjeni një mënyrë për të udhëtuar brenda vendit tuaj (ose afër) dhe ta bëni këtë në mënyrë të sigurt, duke shmangur vendet e mbushura me njerëz dhe duke mbajtur distancim social, bëjeni - ky mund të jetë një udhëtim që do e kujtoni për gjithë jetën.

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2021: Ujori dhe Peshqit

Marsi fillon me nuanca mjaft pozitive. Sapo kaluat një Hënë të Plotë, 27 shkurt, në shenjën tuaj të kundërt të Virgjëreshës. Dikush afër jush me të cilin keni një marrëdhënie serioze, të përkushtuar, siç është bashkëshorti/partneri, ose një partner biznesi/bashkëpunëtor/klient, ishte fokusi juaj. Ky person që luan këtë rol në jetën tuaj dhe beson tek ju duket se ju ka emocionuar me lajme befasuese. Nëse diçka e tillë s’ju ka ndodhur ende, priteni në 3-4 ditët e para të marsit. 

Gjithsesi, ka diçka që kërkon vëmendjen tuaj. Nëse po fejoheni, sigurohuni që e njihni mirë partnerin tuaj sepse ekziston mundësia që falë pozicionit të Neptunit, planetit tuaj udhëheqës të tregoheni të rrëmbyer nga emocionet e një ëndrre të bukur dashurore. Nëse e njihni partnerin tuaj prej shumë kohësh dhe familja bashkë me njerëzit e afërt po festojnë bashkimin tuaj, prezencën e Neptunit konsiderojeni si shenjë frymëzimi dhe dashurie pa kushte. 

Ky muaj është shumë pozitiv për ju, prandaj kushtojini vëmendje lajmeve që do të merrni pak pas Hënës së Re të 13 marsit. Zakonisht, shumica e Hënave të reja sjellin mundësi në aspekte të veçanta të jetës, por kjo do t'ju lejojë të jeni ju ata që vendosni se ku do ta drejtoni energjinë e marrë prej saj. Me shumë gjasa këtë periudhë do të ndiheni më të qartë për objektivat dhe dëshirat që keni.

Marsi do të zhvendoset në sektorin e shtëpisë dhe atë familjar, prandaj merrni gjithë kohën që ju duhet për të bërë ndryshimet e arredimit që po mendonit. Mund të jeni duke bërë plane për t'u zhvendosur, për të blerë, shitur një pronë apo për të ndryshuar një ambient brenda shtëpisë aktuale. Marsi është muaji i duhur për ta bërë këtë, prandaj nisni nga puna pas datës 13.

Veçanërisht 21 marsi do t'ju ndihmojë të finalizoni diçka në lidhje me planet tuaja-mund të firmosni për blerjen e një shtëpie apo orendie të re. Një tjetër datë që duhet shënuar është 17 prilli, një ditë fantastike kur Marsi dhe Jupiteri janë në kënd harmonik me njëri-tjetrin. 

Afërdita do të jetë në shenjën tuaj deri në 21 mars, një tjetër plus i madh për ju. Do të merrni në shkëlqim që do të vihet re nga të gjithë dhe për disa në veçanti do të jeni të parezistueshëm. Eshtë periudhë e mirë për të blerë rroba të reja dhe për të ndryshuar diçka në look-un tuaj. Përsa i përket romanës, rrethoni 13 marsin. Eshtë e sigurtë që do të jetë një ditë me 4 yje për dashurinë! Nuk është e thjeshtë të gjesh dashurinë në mes një pandemie, por nëse jeni single mund të njihni dikë përmes një shoku/shoqeje të përbashkët. 

Fundi i muajit mbyllet në mënyrë fantastike pasi sjell Hënën e Plotë të 28 marsit. Ky fenomen mund t'ju sjellë të ardhura të reja, mund të jetë një lloj komisioni, shpërblimi apo para që ju takojnë pas një divorci apo gjyqi tjetër. Sido që të jetë, rezultati është fantastik!