Mesa duket, nuk është e arsyeshme të mendosh se bota do t’i japë fund pandemisë së Covid-19 deri në fund të vitit, paralajmëroi të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Drejtori i urgjencave të OBSH-së, Dr. Michael Ryan, tha se megjithatë mund të jetë e mundur që të lehtësohet kriza e koronavirusit duke ulur shtrimet në spital dhe vdekjet. Por virusi është ende këtu, shtoi ai, veçanërisht duke pasur parasysh se numri i rasteve të reja globale u rrit javën e kaluar pas gjashtë javësh rresht që ishte në rënie.
"Do të jetë shumë e parakohshme dhe mendoj joreale, të mendojmë se do t’i japim fund këtij virusi deri në fund të vitit," tha Ryan për gazetarët. "Por mendoj se mund t’u japim fund, nëse përpiqemi të gjithë, shtrimeve në spital, vdekjeve dhe tragjedisë së lidhur me këtë pandemi."
Ai shtoi se përparimi nuk mund të merret i mirëqenë.
"Nëse vaksinat fillojnë të ndikojnë jo vetëm nëte vdekjet dhe jo vetëm te shtrimet në spital, por kanë një ndikim të rëndësishëm në dinamikën e transmetimit dhe rrezikun e transmetimit, atëherë unë besoj se ne do të bëjmë hapa para drejt kontrollit të kësaj pandemie."
Numri i infeksioneve të reja globale u rrit javën e kaluar për herë të parë në pothuajse dy muaj. Rastet e raportuara u rritën në katër nga gjashtë rajonet e OBSH-së: Amerika, Europa, Azia Jug-Lindore dhe Mesdheu Lindor.
"Kjo është zhgënjyese, por jo për t'u habitur. Ne jemi duke punuar për të kuptuar më mirë këto rritje të transmetimit. Disa prej tyre duket se janë për shkak të lehtësimit të masave të shëndetit publik, qarkullimit të vazhdueshëm të varianteve dhe njerëzve që nuk respektojnë masat," tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.
- Mbërritja e dozave të reja të vaksinës rrit shpresat për një 'verë të lirë' dhe 'rënie infeksionesh'
- FDA aprovon Janssen Covid-19: Avantazhet e kësaj vaksine
- Vajza dhe gra i frikësohen vaksinës nga frika se mos nuk mbeten shtatzënë: Ja çfarë thonë ekspertët
- Përfundimisht, a na mbrojnë antitrupat nga ri-infektimi/variantet e reja? Ja ç'dihet deri tani!
- Moment i rëndësishëm i pandemisë: Studimi në botën reale për vaksinën e Pfizer
- Si do të ndihmojë teknologjia e Covid-19 për të luftuar kancerin
Burimet: Reuters, Guardian