Amazon ndryshoi në heshtje dizajnin e ikonës së re të aplikacionit, duke zëvendësuar shiritin blu në krye, të cilin disa e krahasuan me Hitlerin.
Përdoruesit e aplikacionit Amazon Shopping do të shohin një kuti ngjyrë kafe që i ngjan një pakoje bashkë me një shirit blu që duket si shirit paketimi, i vendosur mbi shigjetën në formën e një buzëqeshjeje.
Kompania e prezantoi ikonën e re në një pjesë të tregjeve ndërkombëtare në fund të janarit. Koshi i famshëm u zëvendësua me logon e mëposhtme:
Nisur nga fakti që njerëzit e krahasuan dizajnin me mustaqet e Adolf Hitlerit, kompania e ndryshoi sërish.
“E paskam humbur që Amazon ndryshoi në heshtje ikonën e saj të re për ta bërë të duket...më pak si Hitler", shkroi në Twitter Alex Hern, një redaktor teknologjie për Guardian.
"Ne krijuam ikonën e re për nxjerrë në pah pritjen, entuziazmin dhe gëzimin kur klientët fillojnë blerjet në telefonin e tyre, ashtu si bëjnë kur shohin kutitë tona në derë", tha një zëdhënës i Amazon.
Vetëm përdoruesit e iOS në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali dhe Hollandë panë logon e krahasuar me Hitlerin gjatë javëve të fundit. Logoja e përditësuar u përhap në të gjithë botën për përdoruesit e iOS javën e kaluar. Përdoruesit e Android do të shohin logon e re duke filluar nga kjo javë.
Burimet: CNN, C|Net