Një përdoruese e TikTok fiksoi njerëzit në rrjete sociale pasi zbuloi dhe eksploroi një apartament "sekret" prapa pasqyrës së banjës në apartamentin e saj në New York.
Të mërkurën, Samantha Hartsoe filloi sagën me katër pjesë në TikTok ku shpjegoi se nisi të dyshonte pasi nuk mund ta gjente burimin nga frynte erë në banjën e shtëpisë. Në klip, i cili ka më shumë se 8.7 milionë shikime, Hartsoe u tregoi ndjekëse se ajri i ftohtë fryn sa për të lëvizur flokët e saj, pavarësisht se në banjë nuk ndodhej asnjë sistem ventilimi.
Pasi kërkoi në banjë, Samantha zbuloi se ajri vinte nga pasqyra e vendosur në mur. "Kështu që pasqyra lëviz... më lejoni t'ju tregoj se çfarë gjeta në banjën time në New York," përfundoi Hartsoe videon e parë, me mbishkrim: "Seriozisht, nuk e prisja kurrë që do të gjeja këtë...dhe dokumentova gjithçkka.”
Në një video të dytë, Samantha hoqi pasqyrën për të zbuluar atë që në fillim dukej të ishte një vrimë në mur, por kamera zbuloi një dhomë të tërë më poshtë.
"Unë duhet të hyj brenda dhe të kuptoj se çfarë është në anën tjetër të banjës time", thotë Samantha në video, përpara se të shprehte shqetësimin e saj se dikush mund të jetonte në dhomën e fshehur, duke bërë krahasime me “Parasite” ose filmin horror “Candyman”.
Në komente, ndjekësit e nxitën atë të vazhdonte të eksploronte dhe të bënte kujdes, por më shumë shprehën shqetësimin e tyre për vonesën tre-orëshe midis videove.
Në klipet e tretë dhe të katërt, Samantha pajiset me çekiç dhe maskë dhe gjen një apartament të tërë në anën tjetër. Banesa ishte e mbushur me qese mbeturinash dhe mbeturina të tjera, ishte bosh dhe nuk dukej sikur kish jetuar njeri.
Samantha i përfundoi videot në TikTok-un duke shpjeguar se ajo do të mbyllte vrimën në mur dhe do të thërriste pronarin për kontroll.
Apartamenti sekret nxiti reagime të ndryshme nga ndjekësit; disa e inkurajuan Samantha të përdorte hapësirën në favor të saj, ndërsa të tjerët shprehën shqetësimin për idenë e të jetuarit në një shtëpi pa kuptuar ekzistencën e një hyrjeje tjetër.
Dikush tjetër shkroi: “Fakti që dera u zhbllokua dhe kishte një shishe uji nga një markë e fundit menjëherë më bën të mendoj për një situatë spiunimi. Ky është thjesht ankthi im që po flet,” ndërsa një person tjetër sugjeroi që Samantha të vendoste një shtresë të imët mielli në dysheme për të kontrolluar për gjurmët e këmbëve.
Burimet: CNN, The Independent