KORONAVIRUS

Si (s)duhet të jetë një fushatë vaksinimi që të ketë sukses

Shkruar nga Anabel

5 Mars 2021

Si (s)duhet të jetë një fushatë vaksinimi që të

Vende të ndryshme po merren me fushatat e vaksinimit dhe vihet re se qasja ndaj tyre ndryshon nga njëri vend në tjetrin, mirëpo koncepti duket i njëjtë: Të mos përcjellin ndjenjën e detyrimit; pra të mos duken si kusht.

Fushata e vaksinimit në Shqipëri nisi më 11 janar dhe u quajt “Shqipëria Buzëqesh”. Deri në këto momente, nuk janë bërë publike detaje të tjera, si për shembull format e ndërgjegjësimit dhe buxheti përkatës për to, megjithatë slogani dhe logoja nuk përcjellin detyrim, përkundrazi.

Si (s)duhet të jetë një fushatë vaksinimi që të

Logoja është një bashkim i lulediellit – që simbolizon ndër të tjera jetëgjatësinë – dhe nusepashkës – simbol i fatit të mirë.

Si (s)duhet të jetë një fushatë vaksinimi që të

Në Angli, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (NHS), regjistroi Elton John dhe Michael Caine teksa synonin të bindnin publikun që vaksinat e Covid janë të sigurta dhe efektive. Ekspertët e shëndetit publik në Angli janë shprehur se do të ndjekin rritjen e besimit dhe do të sigurohen që të mos detyrojnë publikun.

Si (s)duhet të jetë një fushatë vaksinimi që të

Fushata e Gjermanisë mban sloganin “Gjermania përvesh mëngët”, i cili është publikuar në radio, gazeta rajonale dhe postera e reklama. Ministria e Shëndetësisë në Gjermani do të shpenzojë 25 milionë euro për reklamat e posterat në ambiente të jashtme, të cilat kanë si synim ndërgjegjësimin e masës për rëndësinë e vaksinimit.

Si (s)duhet të jetë një fushatë vaksinimi që të

Në Francë, për momentin nuk ka pasur ndonjë fushatë masive, por autoritetet japin konferenca javore për përditësimin e situatës dhe për informim.

Në Brazil po zhvillohen paralelisht dy fushata për vaksinimin. “Unidos pela Vacina” (Të bashkuar për vaksinat) po udhëhiqet nga gruaja më e pasur e Brazilit, Luiza Trajano, të cilën shumë analistë e konsiderojnë si pretendente për presidente të ardhshme.

Si (s)duhet të jetë një fushatë vaksinimi që të

Fushata “Vacina, sim!” (Po për vaksinimit) po zhvillohet nga mediat, gazetarët, mjekët dhe njerëzit e tjerë të shquar. Të dyja fushatat synojnë të mos lejojnë përhapjen e ideve të gabuara të presidentit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, i cili ka dëmtuar vaksinimin duke pretenduar se njerëzit e vaksinuar me vaksinën e Pfizer do të kthehen në krokodilë.

Si (s)duhet të jetë një fushatë vaksinimi që të

"Kur bëhet fjalë për qëndrimet ndaj vaksinave, është e rëndësishme të bëhet dallimi midis fushatave të informacionit publik që kërkojnë të edukojnë publikun dhe atyre që kërkojnë t'i bindin ata," tha për Guardian Philipp Schmid, një shkencëtar i sjelljes duke hulumtuar skepticizmin e vaksinave.

“Në një farë mënyre, qeveritë duhet të punojnë paralelisht me shpërndarjen e vaksinave - duke imunizuar publikun kundër mohimit të shkencës,” theksoi ai.

Si (s)duhet të jetë një fushatë vaksinimi që të