TV Mania

1 orë me vonesë: Zlatan Ibrahimovic tregon mënyrën e pazakontë si mbërriti në Sanremo

Shkruar nga Anabel

5 Mars 2021

1 orë me vonesë: Zlatan Ibrahimovic tregon mënyrën e

Sa shanse ka të jesh një nga të ftuarit kryesorë të natës së tretë në festivalin e Sanremo-s dhe të shkosh një orë me vonesë! Pikërisht kjo i ndodhi yllit të Milan-it, Zlatan Ibrahimovic, por fatmirësisht historia e këndshme që shoqëroi vonesën ndryshoi komplet atmosferën e situatës.

1 orë me vonesë: Zlatan Ibrahimovic tregon mënyrën e

Pjesa që do t'i dedikohej futbollistit ishte parashikuar rreth orës 21:30, por asnjë gjurmë nga Ibrahimovic, i cili duket se kishte ngecur në trafik për plot 3 orë pas një aksidenti rrugor të ndodhur në autostradë. Shpëtimtari do të ishte një motoçiklist i rastësishëm të cilit futbollisti i kërkoi ta merrte me vete dhe ta dërgonte drejt e në Sanremo.

1 orë me vonesë: Zlatan Ibrahimovic tregon mënyrën e

"Shoferi uli xhamin e dritares dhe më tha se Ibra kërkon ta çoj në Sanremo. I thashë që sigurisht që po pa asnjë lloj problemi. Kisha një helmet, ja dhashë dhe pastaj telefonova gruan për t'i dhënë lajmin. Isha duke çuar Ibra-n në Sanremo, por ajo s'më besoi."- u shpreh motoçiklisti i ftuar së fundmi në një program televiziv.

"Unë jam fans i Milanit. Ibra donte t'i jepte vetë, por nuk e lashë duke i thënë se do ta ngisja unë."

Të gjithë këtë histori, futbollisti i famshëm e tregoi në teatrin Ariston me një frymë sapo mbërriti pas më shumë se 1 ore vonesë! 

"Pati një aksident në autostradë. Ndalova një motoçiklist dhe e pyeta nëse mund të më sillte në Sanremo. Për fat të mirë, ishte një tifoz i Milanit. Bëra 60 km në motor, duart e mia janë akoma të ftohta."- u shpreh me shaka Zlatan dhe si provë iu tregoi të gjithëve një video nga peripecitë e rrugës.