Muzika

Luftë brezash: Pse Gjenerata Z do të 'anulojë' Eminem-in dhe kush po i kundërshton?

Shkruar nga Anabel

5 Mars 2021

Luftë brezash: Pse Gjenerata Z do të 'anulojë'

Gjenerata Z* mendon se muzika e Eminem është fyese. Përpjekja e këtij grupi për të anuluar Eminem (për shkak të teksteve të tij) është kundërshtuar fuqishëm nga millenials*. Në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, videot që mbrojnë Slim Shady-n (Marshall Mathers) po bëhen virale.

- Gjenerata Z: Të lindurit nga viti 1997 deri në 2015, pra 6-24 vjeç.

- Millennials: Të lindurit nga viti 1981 deri në 1996, pra 25-40 vjeç

E gjithë çështja filloi në shkurt, kur një përdorues foli për tekstin e Eminem në këngën me Rihanna-n, "Love the Way You Lie" dhe tha se "përpiqet të tregojë si romantike dhunën". Teksti në fjalë ishte:

"Nëse ajo përpiqet të largohet përsëri, unë do ta lidh në shtrat dhe do t'i vë zjarrin kësaj shtëpie."

Pas videos virale, millenials goditën mbrapsht. Dikush tha:

"Dëgjoni këtu bebusha të vegjël. Eminem ka qenë këtu para se të lindnit ju!"

Në debate të tjera, gjenerata Z thotë se Eminem ka këngë edhe më problematike si "Superman" apo "Guilty Conscience" - që përshkruan një burrë që vret gruan dhe të dashurën e saj. Millenials, nga ana tjetër, thonë se këngë si "Love the Way You Lie" janë ndërgjegjësuese dhe jo "problematike".

Duket se Eminem ka një "ushtri" të fortë që e mbron, por ikona e hip-hop-it s'paska gjithë mbështetjen nga "brezi i ri".

Poll

Burimi: New York Post