Mendja

Loja 'Tetris': Pse duhet ta praktikoni dhe ndryshimet që jep në tru

Shkruar nga Anabel

7 Mars 2021

Loja 'Tetris': Pse duhet ta praktikoni dhe ndryshimet që jep

Me siguri ju ka ndodhur të luani dhe të fiksoheni për një kohë të gjatë me lojën "Tetris" apo jo? Gjithë kohën që keni shpenzuar duke organizuar kubat e famshëm që kërkojnë përqëndrim, jo vetëm që s'duhet ta konsideroni si të humbur, por pa e ditur i keni bërë një nder të madh trurit tuaj.

Loja 'Tetris': Pse duhet ta praktikoni dhe ndryshimet që jep

Imazhet e trurit kanë treguar se të praktikosh lojën "Tetris" ndikon në trashjen e corteksit (shtresës së jashtme të trurit, përgjegjëse për vetëdijen). Një studim i bërë në  New Mexico është i pari qe ka hetuar në detaje efektet që ka në tru praktika e një lojë të tillë.

Për rreth 30 minuta çdo ditë, për një periudhë 3 mujore 26 vajza adoleshente luajtën "Tetris", (një lojë kompjuterike që kërkon aftësi në kombinimin e saktë të kubave). Vajzat u ishin nënshtruar një skaneri para dhe pas periudhës 3 mujore dhe ajo çfarë u vu re në të ishte efiçencë më e lartë e trurit, një memorie më funksionale dhe një shtresë e jashtme e trurit më e trashë. Në të njëjtën kohë duhet thënë se  efiçenca vihej re vetëm në disa pjesë specifike të tij. Kryesisht në ato pjesë që lidhen me të menduarin, arsyetimin, procesimin dhe gjuhën.

Loja e famshme në fakt ndihmon gjithashtu në harresën e ngjarjeve të shkuara traumatike tek njerëzit që kanë vuajtur nga stresi për një kohë të gjatë.

Nëse deri tani nuk keni luajtur kurrë, ka një mal me arsye pse duhet të filloni ta praktikoni, të paktën 20-30 minuta në ditë. Pas 3 muajsh, struktura e trurit do të ndryshojë. Ajo çfarë e bën këtë lojë kaq fiksuese është dëshira natyrale e njeriut për të organizuar gjërat, për të arritur qëllimet dhe objektivat. "Tetris" është konsideruar gjithnjë si një lojë që ta mban trurin të fiksuar.

Sigurisht vlen për t'u përmendur fakti se kjo lojë nuk ndikon njësoj tek të gjithë njerëzit.

Në 2000-in, ekspertë në Harvard Medical School zbuluan gjithashtu se kjo lojë mund të ndryshojë edhe mënyrën sesi njerëzit ëndërrojnë apo mendojnë, ndikim që njihet ndryshe si "efekti i Tetris".

Burimi: Huffington Post, Science Daily