Në intervistën e fundit me Oprah Winfrey, ndër të tjera Meghan foli edhe për marrëdhënien me Kate Middleton dhe zënkën e shumëpërfolur me të.
Në 2018-ën, në shumë tabloid u shkruajt për një marrëdhënie të krisur mes kunatash. Kishte zëra që thoshin se Meghan e kishte bërë për të qarë Kate-in gjatë bisedave për veshjen e shoqërueses së nuses, princeshën e vogël Charlotte.
Sipas Meghan-it versioni i vërtet është ai i kundërti.
"Ndodhi e kundërta. Pak ditë para dasmës, ajo ishte e mërzitur me diçka -dhe po, është pikërisht për atë çfarë kanë shkruar, për veshjen e vajzës që do të mbante lulet. Isha unë e lënduara dhe ajo që qau."
Disa muaj pas, s'ishte Kate personi e cila e kishte mërzitur nga e gjithë kjo histori.
"Ajo më kërkoi falje, më bleu lule dhe një shënim ku më kërkonte ndjesë. Gjë të cilën do ta kisha bërë dhe unë nëse do kisha lënduar dikë, do mbaja përgjegjësi për këtë."
Meghan shtoi se e kishte të pamundur të tregonte versionin e vërtetë, pavarësisht se shumë nga të ftuarit e dasmës i kërkuan personave brenda institucionit ta kundërshtonin çfarë shkruhej asokohe për to.
"Të gjithë brenda institucionit e dinin që s'ishte e vërtet!"- vazhdoi ajo.
Pas kësaj, thashethemet për një tension të vazhdueshëm mes Kate dhe Meghan vijuan dhe në titujt kryesorë Meghan kritikohej për të njëjtat gjëra që Kate vlerësohej.
"Duket sikur ata donin një hero dhe një të keq nga e gjithë kjo histori. Ajo është njeri i mirë. Nga gjithë çfarë kam parë kam arritur në idenë e thjeshtë që nëse më doni mua, s'keni pse ta urreni atë. Dhe nëse doni atë, s'keni pse të më urreni mua."
Burimi: The Oprah Magazine