Harry & Meghan Speciale

Dikush u shqetësua se sa e errët do të ishte lëkura e bebit: Oprah tregon çfarë i tha princi Harry

Shkruar nga Anabel

8 Mars 2021

Dikush u shqetësua se sa e errët do të ishte lëkura e bebit:

intervistën e shumëpërfolur me Oprah Winfrey, Meghan Markle u shpreh se kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, Archie-n, dikush në familjen mbretërore ngriti “shqetësimin” se sa e errët do të ishte lëkura e foshnjës.

“Në atë kohë, kishte biseda të shumta. ‘Atij nuk do t’i jepet siguri, nuk do t’i jepet një titull’ dhe gjithashtu shqetësime dhe biseda rreth asaj se sa e errët mund të jetë lëkura e tij,” – u shpreh Meghan, nëna e së cilës është afrikano-amerikane.

Dikush u shqetësua se sa e errët do të ishte lëkura e bebit:
Meghan me të ëmën, Doria Ragland.

As Meghan dhe as Harry nuk preferuan ta zbulonin se kush qëndronte prapa këtyre “shqetësimeve”, por për "This Morning" në CBS, Oprah u shpreh se nuk është mbretëresha Elizabeth dhe princi Philip.

"Ai [Harry] nuk e ndau identitetin me mua, por donte të sigurohej që unë e dija e nëse do të kisha një mundësi ta ndaja këtë informacion, se nuk ishte gjyshja dhe gjyshi i tij. Ai nuk ma tha kush ishte pjesë e këtyre bisedave. Siç mund ta shihni, u përpoqa të marr një përgjigje jashtë kamerave.”  

Dikush u shqetësua se sa e errët do të ishte lëkura e bebit: