Pushteti

Keqkuptimet dhe shpjegimi: Si funksionon ‘institucioni’ mbretëror i Britanisë

Shkruar nga Anabel

9 Mars 2021

Keqkuptimet dhe shpjegimi: Si funksionon ‘institucioni’

Intervista e Oprah Winfrey me princin Harry dhe Meghan Markle, dukesha e Sussex shkaktoi debat, sidomos për faktin që çifti akuzoi "institucionin" mbretëror se nuk i mbrojti kur ata kishin nevojë më shumë.

Por cili është ky institucion dhe si funksionon? Ndonjëherë i referuar si "The Firm" (firma), monarkia funksionon si një organ publik ose departament qeveritar, megjithëse është plotësisht i pavarur.

Në krye të saj është mbretëresha dhe poshtë saj vjen një hierarki e rreptë e bazuar në vijën e trashëgimisë. Aktualisht, vijon me princin Charles te princi William; fëmijët e tij George, Charlotte dhe Louis; dhe pastaj Princi Harry.

Ka edhe mijëra njerëz që punojnë në prapaskenë për t’u siguruar që familja mbretërore të jetë në rregull. Këta punonjës janë të shpërndarë në pesë departamente kryesore, duke përfshirë Zyrën e Sekretarit Privat, e cila mbikëqyr çështjet kushtetuese dhe Zyrën e Thesarit, e cila kujdeset për financat, burimet njerëzore dhe IT.

Gjatë intervistës, vetë Meghan vendosi një vijë midis anëtarëve të familjes mbretërore dhe stafit të shtëpisë.

"Pra, këtu është familja dhe pastaj njerëzit që drejtojnë institucionin. Këto janë dy gjëra të ndara. Dhe është e rëndësishme të jesh në gjendje ta ndash atë, sepse mbretëresha, për shembull, ka qenë gjithmonë e mrekullueshme me mua.” – tha ajo.

Në një rast, tha Meghan, i kërkoi një anëtari të lartë të stafit dhe departamentit të burimeve njerëzore të pallatit për mbështetje në shëndetin e saj mendor. Asaj iu tha se si një anëtare e familjes mbretërore, dhe jo një punonjës i paguar i institucionit, ajo nuk ishte e përshtatshme për ndihmën e departamentit.

Ndonëse anëtarët e familjes mbretërore nuk janë në listën e pagave të familjes, mbretëresha mbështetet tek ata për ta përfaqësuar sepse nuk mund të bëjë gjithçka vetë. Në këmbim, ata mund të kenë akses te fondet publike të njohura si granti sovran, i cili i paguhet monarkut për rolin e tij/saj si kreu i shtetit dhe kreu i kombit.

Para vendimit të tyre për t’u larguar nga mbretëria, Harry dhe Meghan ishin pjesë e këtij grupi, por për shkak të hierarkisë, roli i tyre ishte në thelb që të mbështeste princin William dhe Kate Middleton. Hierarkia gjithashtu nënkupton që zyra e tyre shtëpiake ishte më e vogël se ajo e Kate dhe William ose princit Charles si edhe ata të kishin më pak mbështetje.

Por marrja e parave nga granti sovran do të thotë që mbretërorët duhet të jenë përgjegjës për fondet publike dhe nuk mund të fitojnë para nga emri i tyre. Ata duhet të qëndrojnë të pavarur politikisht dhe komercialisht, duke shmangur çdo konflikt interesi.

Marrja e një pozicioni mbretëror do të thotë se ka kompromise për lirinë personale, pasi anëtarët e familjes përfaqësojnë kurorën, jo vetëm veten e tyre.

Në një përpjekje për të shijuar më shumë liri, Harry dhe Meghan donin të bëheshin “minor royals”, të cilët nuk kanë qasje te paratë e taksapaguesve - por planet e tyre duket se sollën debate serioze.

Çifti kishte një zyrë paralele, të pavarur SHBA, ku pallati nuk kishte asnjë mbikëqyrje mbi projektet për të cilat po punonin. Kjo krijoi tension me "institucionin" e përmendur nga dyshja, të cilët përfundimisht vendosën t'i jepnin fund plotësisht detyrave të tyre mbretërore.

Keqkuptimet dhe shpjegimi: Si funksionon ‘institucioni’

Burimet: CNN, Financial Times